Atletico Madridi ka mposhtur Sevillan në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në La Liga.
Skuadra e Diego Simeones fitoi 3:1 si mysafire.
Alex Baena realizoi dy herë ndërsa një gol u shënua nga Ademola Lookmani. Të tre golat e Atleticos u shënuan në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, për Sevillan shënoi Miguel Sierra.
Atletico nga tri ndeshje ka grumbulluar shtatë pikë, ndërsa Sevilla pas dy fitoreve e pësoi humbjen e parë.