Aston Villa dhe Napoli kanë shprehur interesim për transferimin e futbollistit shqiptar Ernest Muçi, kanë raportuar të shtunën mediat turke.
Sipas “Fotomac”, Trabzonspori nuk planifikon ta shesë 25-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të verës, por mund ta shqyrtojë largimin e tij vetëm në rast të një oferte të lartë.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë ofertë zyrtare.
Aston Villa është duke e monitoruar nga afër situatën e reprezentuesit të Shqipërisë.
Sipas raportimeve, edhe Napoli po përgatit një ofertë për Muçin.
25-vjeçari edicionin e kaluar ishte i huazuar te Trabzoni nga Beshiktashi.
also
Champions League continues, Inter - Arsenal derby on Tuesday
Trabzoni e shfrytëzoi të drejtën që ta blejë kartonin e Muçit nga Beshiktashi për 8,5 milionë euro.
Mesfushori me tipare sulmuese me Trabzonin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.
Muçi me Trabzonin shkëlqeu në edicionin e fundit duke realizuar 15 gola dhe duke kontribuar me nëntë asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat.