Mikel Arteta ka thënë se Pep Guardiola është “trajneri më i mirë në histori”. Ai e dha këtë deklaratë teksa Arsenali po përgatitet për përballjen me Manchester Cityn në “Community Shield”.
Trajneri i Arsenalit ka vlerësuar lart ish-trajnerin e Cityt, duke theksuar ndikimin që Guardiola ka pasur në futboll dhe veçanërisht në Premier League.
Arteta ka punuar për disa vjet si ndihmës i Guardiolas te City.
Tashmë trajner i Cityt është Enzo Maresca.
Ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Manchester City zhvillohet të dielën nga ora 16:00 në Kardif.
“Guardiola është i jashtëzakonshëm dhe i veçantë, trajneri më i mirë në historinë e futbollit. Mendoj se do të na mungojë në Premier League. Nuk e di nëse trajnerëve do t’u mungojë shumë, por unë jam mirënjohës për kohën që kalova me të. Ishte kënaqësi të punoja me të dhe tani është radha e Enzos. Ai do t’i sjellë diçka ndryshe klubit. Versioni më i mirë i Arsenalit duhet të shfaqet të dielën, ky është qëllimi ynë; të bëjmë paraqitjen më të mirë”, ka thënë Arteta, shkruan të premten “Goal”.