Support TIME. Preserve the truth.
football

Arsye e pabesueshme pse Abdelkarimi nuk po luan te Barça

Hamza Abdelkarimin

Barcelona ka pasur plan të qartë për ta mbajtur në skuadër sulmuesin e talentuar, Hamza Abdelkarimin. 

Dhe arsyeja pse ai nuk ka pasur minutazhë të madhe te skuadra e madhe spanjolle është e pabesueshme. 

Abdelkarimi ishte njëri prej yjeve të Barcelonës para sezonit, duke i shënuar katër nga dhjetë golat e skuadrës në ndeshjet parasezonale. 

Paraqitjet e suksesshme kanë bërë që Abdelkarimi të synohet nga klubet e mëdha evropiane. Zyrtarë të Barcelonës, përfshirë trajnerin Hansi Flick dhe drejtorin sportiv Deco, kanë bërë çdo gjë për ta mbajtur 18-vjeçarin në skuadër, shkruan mediumi “Sport”. 

Abdelkarimi ka klauzolë lirimi prej vetëm 15 milionë eurove dhe nuk është inkuadruar shumë në lojë për ta mbajtur “të fshehur” nga klubet e mëdha, sidomos ato angleze. 

Tani plani është që klauzola e lirimit të Abdelkarimit të bëhet 150 milionë euro me kontratën e re. 

Sulmuesi nga Egjipti i ka zhvilluar vetëm katër minuta në La Liga këtë edicion.