Arsenali dhe Manchester Unitedi kanë zhvilluar të tjera miqësore para fillimit të sezonit të ri.
Arsenali barazoi, ndërsa Unitedi ndonëse barazoi në kohë të rregullt, i zhvilloi edhe penalltitë dhe fitoi.
Arsenali, kampion i Anglisë, barazoi 1:1 me Comon, befasinë e edicionit të kaluar në Serie A.
Ndeshja u zhvillua në Londër, ndërsa golat u shënuan nga Myles-Lewis Skelly dhe Martin Baturina.
Unitedi ndërkohë barazoi me Leeds Unitedin, skuadrën tjetër të Premier Leagues angleze, pas 90 minutave.
Koha e rregullt e ndeshjes së zhvilluar në Dublin u mbyll 1:1.
Joshua Zirkzee shënoi për Unitedin, kurse Brenden Aaronson për Leedsin.
Në penallti, Unitedi fitoi 5:4. Shaw, Cunha, Fletcher, Tielemans dhe Mazraoui shënuan tek Unitedi ndërsa dështoi vetëm Fernandes. Te Leedsi shënuan Calvert-Leëin, Stach, Gnonto, Okafor, kurse nuk realizuan Wilson dhe Justin.
Arsenali më 16 gusht luan ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e Superkupës së Anglisë. City ishte fitues i Kupës FA në sezonin e kaluar.
Premier League nis më 21 gusht.