Support TIME. Preserve the truth.
football

The referee who was not allowed at the World Cup has a message before he officiates the European Super Cup

Omar Artan

Arbitri somalez i futbollit, Omar Artan, u ka kërkuar arbitrave të rinj e me synime që mos të ndalojnë asnjëherë së ëndërruari. Artan e ka dhënë këtë porosi para se të bëjë histori si arbitri i parë jo-evropian që do ta drejtojë ndeshjen për Superkupën e Evropës.

Të mërkurën nga ora 21:00 në Salzburg takohen PSG-ja dhe Aston Villa.

34-vjeçari është një nga arbitrat kryesorë të futbollit në Afrikë. Ai është bërë somalezi i parë që drejtoi finale të Ligës së Kampionëve të Afrikës dhe që u vlerësua arbitri më i mirë i vitit nga konfederata afrikane.

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) tha se zgjedhja e Artanit është bërë sipas një marrëveshje të bashkëpunimit të nënshkruar me Konfederatën Afrikane të Futbollit, që synon forcimin e bashkëpunimit.

“Ky është një nder i madh për Omar Artanin dhe për arbitrat afrikanë”, ka thënë presidenti i Konfederatës Afrikane, Patrice Motsepe, në komentet e publikuara të hënën nga UEFA.

also It happens in Kosovo, the friendly is interrupted after dissatisfaction with the referee football It happens in Kosovo, the friendly is interrupted after dissatisfaction with the referee

Artan ishte përzgjedhur për të drejtuar ndeshje të Kupës së Botës. Por nuk e realizoi ëndrrën. Atij iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi u mor nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së, pavarësisht se arbitri afrikan kishte vizë të vlefshme.

“Ishte një periudhë shumë e vështirë”, tha Artan. “Shumë njerëz kanë simpati për mua, sepse kur dikush punon për shumë vjet dhe pritet të bëjë diçka, dhe pastaj nuk mund ta bëjë, kjo është shumë sfiduese”.

Politikat e rrepta të imigracionit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishin pikë shqetësimi në Kupën e Botës.

Uashingtoni vendosi një ndalim gjithëpërfshirës udhëtimi vitin e kaluar për qytetarët e 12 vendeve, përfshirë Somalinë.

Një zyrtar i administratës amerikane tha se Artanit iu mohua hyrja për shkak të lidhjeve të tij “me anëtarë të dyshuar të organizatave terroriste”.

I përfshirë në listën e arbitrave ndërkombëtarë të FIFA-s në vitin 2018, Artan u bë gjyqtari i parë somalez në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2024.

“Besoj se nëse unë mund të kem sukses, kushdo mundet”, tha Artan. “Mos ndaloni kurrë së ëndërruari”.

also The communication with VAR that led to the cancellation of Martin's red card football The communication with VAR that led to the cancellation of Martin's red card

Ndeshja e së mërkurës mbrëma në Salzburg të Austrisë vë përballë fituesin në fuqi të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germainin, me fituesin në fuqi të Ligës së Kampionëve, klubin anglez Aston Villa.