Support TIME. Preserve the truth.
football

Antiguoko, the club where Arteta, Alonso and Iraola started their careers

Antiguoco

Të lindur 24 kilometra larg njëri-tjetrit dhe brenda shtatë muajve, trajnerët e Arsenalit, Chelseat dhe Liverpoolit janë produkt i Antiguokos. Në klubin e vogël bask nisi çdo gjë për tre prej trajnerëve kryesorë të Premier Leagues. “Sky Sports” ka vizituar klubin e veçantë në Spanjë

Midis një rreshti ndërtesash të bardha dhe një fushe artificiale të vendosur në kodrat e gjelbra të Berio në San Sebastian, që Antiguoko tani e quan shtëpi, ekziston një rrip toke ku Mikel Arteta, Xabi Alonso dhe Andoni Iraola mësuan zanatin e tyre.

“Rrethi i qendrës ishte atje”, tregon Roberto Montiel, trajneri dhe zëvendëspresidenti i klubit, ndërsa ulet në atë që tani është park publik. 

“Fusha nuk ishte ajo e reja atje sipër. Ishte më e vogël dhe e bërë me gurë të vegjël. As topat nuk ishin si tani. Kur lageshin, bëheshin të rëndë. Lojtarët rrëshqisnin dhe nëse rrëzoheshin përfundonin me gërvishje të tmerrshme”.

Ndeshjet e luajtur këtu nga ish-lojtarët e famshëm të këtij klubi lagjeje, janë legjenda lokale. 

“Edhe atëherë mund ta shihje vizionin e tyre për lojën”, thotë Montiel.

“Në këtë fushë përpiqesha të pasoja ata topa kur binte shi, kur kishte pellgje kudo dhe gjithçka ndotej. Ishte e veçantë për t’u parë. Ekipet e gjeneratave 81 e 82 ishin të pabesueshëm”.

Mikel Arteta dhe Andoni Iraola luanin me gjeneratën e dytë. Xabi Alonso me të parën.

“Ishte si një ekip përfaqësues me lojtarët më të mirë në zonë dhe kjo na bëri ekip të pamposhtur”, thotë Alvaro Parra, ish-shok i ekipit tek Antiguoko dhe mik i ngushtë i Artetas.

“Mbaj mend ndeshjet kundër Real Sociedadit, që ishin të lehta. I fitonim 5:0. Vinte edhe Athletic Club dhe ne e mposhtnim. Ne fituam të gjitha ligat. Ekipi u bë i njohur si Ekipi Bask i Ëndrrave”.

Klubi vazhdon të nxjerrë talente. Në zyrat e klubit, pranë plazhit Ondarreta, Montiel bën shaka se u duhet më shumë hapësirë në mur për të vazhduar të shfaqin fanellat të firmosura nga emrat e njohur.

Fanellat e Artetas, Alonsos dhe Iraolas mbajnë vnedin kryesor.

Ish-kolegët janë mësuar me suksesin e tyre. Por mbetet burim habie, madje edhe për ata, që këta tre lojtarë të Antiguokos, të lindur në distancë prej 24 kilometrash, dhe brenda shtatë muajve, në Gipuzkoa, provinca më e vogël në Spanjë, kanë arritur deri këtu.

“Nëse e mendoj vërtetë, është absolutisht çmenduri që tre shokët tanë po drejtojnë ekipet kryesore në Premier League”, thotë Parra.

“Ndonjëherë e ndezi televizionin dhe them: ‘Oh, është Mikel! Oh, është Xabi! Çka ka ndodhur këtu?”, shton Mikel Yanguas, tjetër ish-shok i ekipit.