Support TIME. Preserve the truth.
football

Anderlecht are considering Adnan Januzaj

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj mund të jetë opsion për përforcimin e Anderlechtit. 

Sipas mediumit belg, “VoetbalNieuws”, klubi nga Brukseli po e shqyrton mundësinë e angazhimit të sulmuesit 31-vjeçar. Ai është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Sevillan. 

Ish-reprezentuesi i Belgjikës është pa skuadër që nga 1 korriku, pasi Sevilla vendosi të mos ia vazhdojë kontratën. 

Januzaj e njeh mirë klubin belg, pasi ishte pjesë e akademisë së Anderlechtit para se të kalonte te Manchester Unitedi në moshë të re. 

Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe për Real Sociedadin, Borussia Dortmundin dhe Sunderlandin.