Amir Abrashi po kalon formë të mirë këtë edicion në Superligën e Zvicrës në futboll.
Abrashi në tri ndeshjet e fundit ka dy gola e një asistim dhe po kalon formë të mirë.
Golin e dytë këtë edicion e shënoi të mërkurën mbrëma, në xhiron e gjashtë të Superligës së Zvicrës.
Me golin e kapitenit Abrashit në minutën e 36-të, Grasshopperi kaloi në epërsi 1:0 ndaj St. Gallenit, ndërsa në fund fitoi 2:0. Abrashi luajti deri në minutën e 75-të.
Ishte fitorja e parë e Grasshopperit nga gjashtë ndeshje.
Abrashi është shprehur i lumtur me fitoren dhe golin e shënuar.
“Jam i lehtësuar. E dinim situatën, presioni ishte aty. E dinim se ku ndodheshim në renditje dhe çfarë ishte në lojë, veçanërisht me përvjetorin e klubit. Por fitorja ishte e merituar, ishte një reagim dhe për këtë arsye jam shumë i gëzuar. Më parë më mungonin golat. Është një bonus shtesë për ekipin nëse filloj të shënoj edhe gola tani”, ka thënë Abrashi, shkruan “20 Minuten” të enjten.
Grassopperi në fundjavë e luan derbin kundër Zurichut.
Abrashi pret përkushtim të njëjtë të ekipit edhe në derbin e Zvicrës.