Support TIME. Preserve the truth.
football

Is Shaqiri accepting the role of reserve?

Shaqiri

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, është inkuadruar në fushë nga stoli në tri ndeshjet e fundit në Superligën e Zvicrës. 

Por, 34-vjeçari nuk është i shqetësuar. Ai pranon vendimet e trajnerit Stephan Lichtsteiner, i cili së fundmi ka ndryshuar pak sistemin e lojës. 

Kohët e fundit, Baseli është duke luajtur me sistemin 4-3-3, e jo siç kishte luajtur më herët me sistem 4-2-3-1, ku organizatori ishte Shaqiri.

“Gjithmonë përpiqem ta ndihmoj ekipin. Trajneri vendos. Kjo duhet të pranohet”, ka thënë Shaqiri pas barazimit 3:3 të Baselit ndaj Young Boysit të shtunën.

Megjithatë, ndikimi i Shaqirit ka qenë i madh sa herë që është futur në fushë.

Së fundi lavde për Shaqirin thuri edhe trajneri i Baselit.

Në pesë ndeshjet e edicionit 2026/2027, Shaqiri ka kontribuar me një asistim.