Support TIME. Preserve the truth.
football

The 18-year-old who inspired Liverpool's furious comeback

Rio Ngumoha

Adoleshenti Rio Ngumoha zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij ende në nisje, ndërsa frymëzoi Liverpoolin drejt fitores ndaj Villarrealit me rikthim të rezultatit. Të martën mbrëma Liverpooli fitoi 4:3, ndonëse ishte duke pësuar 2:0. 

Ngumoha asistoi për tre gola, në fitoren e tretë rresht të Liverpoolit në Champions. 18-vjeçari, që shfaqi energji të madhe gjatë ndeshjes, u shpall lojtari më i mirë.

“Është ndër ndeshjet më të mira që kam luajtur ndonjëherë. E shijova lojën dhe skuadra më ndihmoi shumë. Sa herë që e marr topin dhe krijohet mundësia për të hyrë në duel një kundër një apo dy kundër një, unë kam besim te vetja. Thjesht vazhdoj përpara dhe tregohem i pamëshirshëm”, ka thënë Ngumoha.

Tifozët u ngritën në këmbë dhe duartrokitën në momentin kur talenti u zëvendësua në minutën e 73-të.

“Kemi tifozët më të mirë në botë dhe të dëgjosh emrin tënd duke u thirrur nga tribunat është si ëndërr”, ka shtuar Ngumoha.

Ngumoha përgatiti golat e shënuar nga Ronald Araujo, Alexis Mac Allister dhe Florian Wirtz.

Mac Allister i shënoi dy prej katër golave, por gjitha meritat ia la lojtarit të ri.

“Rio ishte i mahnitshëm. Ai bëri dallimin. Ishte shumë i rëndësishëm dhe më vjen mirë për të”, tha Mac Allister. “Është i qartë kualiteti që ka. Të gjithë e dinë. Është lehtë të thuhet se është lojtar shumë i mirë, por ai duhet të fokusohet në gjëra të tjera. Ka punuar shumë pa top”.

Ngumoha doli në skenë edicionin e kaluar. Katër ditë pa i mbushur 17 vjet ai debutoi për ekipin e parë të Liverpoolit. Siguroi fitoren 3:2 ndaj Tottenhamit duke shënuar gol me goditjen e fundit të ndeshjes. U bë golashënuesi më i ri i Liverpoolit në Premier League. Të martën u bë më i riu i ekipit që shënoi apo asistoi në Champions.

“Është e shkëlqyer të thyesh këto rekorde, por gjëja më e rëndësishme është fitorja”, ka thënë Ngumoha, që ka tri paraqitje për Anglinë. 

Trajneri Andoni Iraola është i kënaqur që Ngumoha po e shfaq potencialin e tij. Ai thotë se do të ketë edhe më shumë nga djaloshi.

“Jam shumë i kënaqur për Rion. Ai mundohet të përmirësohet në çdo gjë që ne provojmë ta rregullojmë. Ai po luan më shumë në të djathtë dhe po përshtatet shumë mirë. Po futet më shumë brenda. Ka vuajtur në anën defenzive në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Po bëhet lojtar më i kompletuar. Është ende 18-vjeçar”, ka thënë Iraola.