---
description: Disenjatori i famshëm francez, Thierry Mugler, kreacionet dramatike të të cilit janë...
title: Jeta dhe puna e disenjatorit Thierry Mugler
image: https://resources.koha.net/images/2022/January/31/thiery1643633393.jpg?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

FASHIONISTA

# Jeta dhe puna e disenjatorit Thierry Mugler

![](https://resources.koha.net/images/2022/January/31/thiery1643633393.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 31 janar 2022 14:38
- Shpërndaje në:

* 31 janar 2022 14:38
* Shpërndaje në:

Disenjatori i famshëm francez, Thierry Mugler, kreacionet dramatike të të cilit janë veshur nga yjet e showbizit si, Madonna, Lady Gaga dhe Cardi B, ka vdekur më 23 janar, në moshën 73-vjeçare.

Ikona e modës vdiq të dielën, derisa lajmi u bë i ditur përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram.

“Shpirti i tij pushoftë në paqe!”, shkruhej në postimin e shoqëruar me një fotografi të zezë.

Ende nuk janë dhënë detaje rreth shkaktarit të vdekjes së disenjatorit.

Mugler, i cili e themeloi brendin e tij në vitin 1973, u bë i famshëm anembanë botës për stilin arkitektonik të veshjeve, të përcaktuara nga supet e gjera dhe beli i ngushtë. Përdorimi i materialeve futuristike si plastikë në veshjet e tij të skalitura po ashtu e karakterizonin stilin e tij.

Gjatë karrierës disadekadëshe, ai la gjurmë në botën e modës duke veshur yje të shumta nëpër gala mbrëmje, ngjarje me qilim të kuq dhe pasarela të ndryshme. Disa prej klienteve të tij të famshme ishin: Diana Ross, Beyonce, Madonna, Lady Gaga, Kim Kardashian, Miley Cyrus, Rita Ora, Dua Lipa dhe të tjerë.

[Edhe ![Vdiq disenjatori ikonik i modës Thierry Mugler](https://resources.koha.net/images/2022/January/24/media.media_.da4f685f-d360-42a3-b3ea-76426d96d4ef.original10241643013966.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 24 jan 2022 Vdiq disenjatori ikonik i modës Thierry Mugler](https://www.koha.net/showbiz/vdiq-disenjatori-ikonik-i-modes-thierry-mugler)

Sfilatat e tij ishin gjithmonë spektakolare dhe asnjëherë nuk mungonin emrat e supermodeleve më në zë si Kate Moss dhe Naomi Campbell.

Koleksioni i vitit 1992, që përfshinte krijime nga veshjet e motoristëve, ishte ai që e zhvendosi emrin e Mugler edhe në një dimension tjetër.

Ai nuk e quante veten disenjator, por regjisor, ku përveç rrobave, Mugler krijoi filma dhe fotografi. Po ashtu shquhej si balerin, akrobat dhe person i pasionuar pas fitnesit, duke theksuar se ai gjithmonë dëshironte ta eksploronte trupin e njeriut si art.

Artikuj të ngjashëm

- [![Vdiq disenjatori legjendar italian Giorgio Armani](https://resources.koha.net/images/2021/April/07/giorgio-armani1617813927.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 4 sht 2025 Vdiq disenjatori legjendar italian Giorgio Armani](https://www.koha.net/showbiz/vdiq-disenjatori-legjendar-italian-giorgio-armani)
- [![Vdiq në moshën 75-vjeçare stilisti i famshëm i flokëve, John Frieda](https://resources.koha.net/images/2026/November/04/31f4ad90-bcbe-4609-9b37-7a0c0fb0000d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 4 nën 2026 Vdiq në moshën 75-vjeçare stilisti i famshëm i flokëve, John Frieda](https://www.koha.net/showbiz/vdiq-ne-moshen-75-vjecare-stilisti-i-famshem-i-flokeve-john-frieda)
- [![Roma ndalet për t'i dhënë lamtumirën e fundit ikonës Valentino](https://resources.koha.net/images/2026/January/23/40686fbe-e37b-4e63-81a2-d1ad5c137ce3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 23 jan 2026 Roma ndalet për t'i dhënë lamtumirën e fundit ikonës Valentino](https://www.koha.net/showbiz/roma-ndalet-per-ti-dhene-lamtumiren-e-fundit-ikones-valentino)
- [![Parisi mban zi për Valentino Garavanin, titanin e fundit të epokës së artë të “Haute Couture”](https://resources.koha.net/images/2026/January/21/097ed255-6555-480c-a593-4b4daa260d41.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 21 jan 2026 Parisi mban zi për Valentino Garavanin, titanin e fundit të epokës së artë të “Haute Couture”](https://www.koha.net/showbiz/parisi-mban-zi-per-valentino-garavanin-titanin-e-fundit-te-epokes-se-arte-te-haute-couture)

[Botë.]() [31 të vdekur në Egjipt pas aksidentimit të cisternës me naftë](https://www.koha.net/bote/31-te-vdekur-ne-egjipt-pas-aksidentimit-te-cisternes-me-naft)

[Arbëri.]() [Palokaj për rezolutën e Vukovarit: S’mund të ndalet Evropa pse dikush ka fituar zgjedhjet në Serbi](https://www.koha.net/arberi/palokaj-per-rezoluten-e-vukovarit-smund-te-ndalet-evropa-pse-dikush-ka-fituar-zgjedhjet-ne-serbi)

[Futboll.]() [Muriqi vlerësohet më i miri nga UEFA](https://www.koha.net/futboll/muriqi-vleresohet-me-i-miri-nga-uefa)

[Arbëri.]() [Shiroka-Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-mbrojtja-e-vajzave-dhe-grave-kerkon-angazhim-te-perditshem-dhe-pergjegjesi-te-perbashket)

[Futboll.]() [Bayerni me shumë mungesa befasohet nga Lille](https://www.koha.net/futboll/bayerni-me-shume-mungesa-befasohet-nga-lille)

[Futboll.]() [Muriqi ia siguron Fenerbahçes fitoren në Champions](https://www.koha.net/futboll/muriqi-ia-siguron-fenerbahces-fitoren-ne-champions)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Jeta dhe puna e disenjatorit Thierry Mugler","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/fashionista-ktv-ktv/jeta-dhe-puna-e-disenjatorit-thierry-mugler","datePublished":"2022-01-31T14:38:05+01:00","dateModified":"2026-07-05T15:10:13+02:00","articleSection":"FASHIONISTA","wordCount":294,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Disenjatori i famshëm francez, Thierry Mugler, kreacionet dramatike të të cilit janë...","url":"https://www.koha.net/fashionista-ktv-ktv/jeta-dhe-puna-e-disenjatorit-thierry-mugler","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/January/31/thiery1643633393.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
