---
description: Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka njoftuar se që nga data 1 qershor 2025, me kërkesë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE),
title: Nga qershori kompanitë me mbi 10 mln euro qarkullim ose me mbi 50 punëtorë obligohen të zgjedhin furnizuesin e energjisë
image: https://resources.koha.net/images/2024/December/23/2d1b3964-534b-4fbe-a2a1-fa2b5f71c271.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Ekonomi

# Nga qershori kompanitë me mbi 10 mln euro qarkullim ose me mbi 50 punëtorë obligohen të zgjedhin furnizuesin e energjisë

![KESCO](https://resources.koha.net/images/2024/December/23/2d1b3964-534b-4fbe-a2a1-fa2b5f71c271.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 5 mars 2025 16:24
- Shpërndaje në:

- 5 mars 2025 16:24
- Shpërndaje në:

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka njoftuar se që nga data 1 qershor 2025, me kërkesë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), të gjithë konsumatorët komercialë që kanë qarkullim vjetor më të madh se 10 milionë euro, ose më tepër se 50 punëtorë do të dalin në treg të hapur. Sipas njoftimit kjo do të thotë ata do ta kenë të obligueshme ta zgjedhin vet furnizuesin.

Lidhur me këtë proces, KESCO duke filluar nga data 6 mars 2025 thuhet se do t’ua dërgojë konsumatorëve komercialë një shkresë, ku ata duhet të dëshmojnë plotësimin e kushteve për të vazhduar të jenë pjesë e konsumatorëve me tarifa të rregulluara, ose jo, pra jo më shumë se 50 punëtorë ose jo më shumë së 10 milionë euro qarkullim.

“Referuar në obligimet ligjore, çdo konsumator jofamiljar që tejkalon njërin nga këto dy kritere nuk mund të vazhdojë të furnizohet nga KESCO me çmime të rregulluara. Andaj KESCO do të kërkojë nga ta që brenda 15 ditëve ta dëshmojnë se i plotësojnë kushtet e përcaktuara për furnizim me energji elektrike me tarifa të rregulluara përmes Furnizuesit të Shërbimit Universal. Të dhënat e ofruara duhen të jenë të dëshmuara përmes dokumentacioneve të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës, siç është Administrata Tatimore të Kosovës (ATK), të cilat duhet të dërgohen në email adresën e dedikuar komerciale@kesco-energy.com apo të sillen në njërën nga qendrat e shërbimit me konsumatorë në KESCO, pra nevojitet të na sigurohet dokumenti ku paraqitet qarkullimi vjetor dhe numri i punonjësve së bashku me shifrat e konsumatorëve të energjisë elektrike nën menaxhimin e biznesit përkatës”, thuhet në njoftim.

Bazë thuhet se do të llogaritet kompania amë, ndërsa njësitë, degët apo filialet do të llogariten si pjesë e tërësisë, pra nuk mund të konsiderohen si konsumatorë të pavarur. 

“Pra, nëse kompania amë nuk i plotëson kushtet të jetë konsumator me tarifa të rregulluara, atëherë në treg të hapur do të dalin të gjitha njësitë, degët apo filialet e saj”, thuhet në njoftim.

[Edhe ![Nis faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në treg të hapur](https://resources.koha.net/images/2024/December/27/46ca2523-a1e2-4ea6-a919-d59fa7b9b6fb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 mar 2026 Nis faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në treg të hapur](https://www.koha.net/arberi/nis-faza-e-dyte-e-liberalizimit-te-tregut-te-energjise-nga-1-prilli-bizneset-kalojne-ne-treg-te-hapur)

Nëse dokumentet e kërkuara nuk paraqiten në periudhën 15 ditore, atëherë thuhet se “nënkuptohet se konsumatorët nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara me legjislacion për të gëzuar të drejtën e furnizimit me shërbim universal, rrjedhimisht kalon në furnizim të energjisë elektrike me çmime të parregulluara, pra në treg të hapur, ku e ka obligative ta zgjedh vet furnizuesin”.

Ky është thuhet se është hapi i dytë i liberalizimit të tregut, “që vije pas liberalizimit të konsumatorëve të kyçur në nivelin 110 kV”. Nëpër këtë proces thuhet se kanë kaluar deri tash shumica e vendeve të rajonit.

[#kesco](https://www.koha.net/tag/kesco) [#faturat](https://www.koha.net/tag/faturat) [#Konsumatore](https://www.koha.net/tag/konsumatore) [#zrre](https://www.koha.net/tag/zrre) [#tregu i hapur](https://www.koha.net/tag/tregu-i-hapur)

Artikuj të ngjashëm

- [![Tregu “i liberalizuar” i energjisë për bizneset, me një furnizues aktiv](https://resources.koha.net/images/2025/April/07/4647747c-e386-4c9f-a55e-449c1ab52a64.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 pri 2025 Tregu “i liberalizuar” i energjisë për bizneset, me një furnizues aktiv](https://www.koha.net/arberi/tregu-i-liberalizuar-i-energjise-per-bizneset-me-nje-furnizues-aktiv)
- [![1 mijë e 300 biznese kërcënohen me shkyçje nga energjia](https://resources.koha.net/images/2022/October/03/Foto_gjate_inspektimit_te_ekipeve_te_KEDS-it1664802178.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 30 kor 2025 1 mijë e 300 biznese kërcënohen me shkyçje nga energjia](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/1-mije-e-300-biznese-kercenohen-me-shkycje-nga-energjia)
- [![Edhe biznese të vogla rrezikojnë të kalojnë në treg të hapur nga “mosinformimi”](https://resources.koha.net/images/2025/May/05/824029f0-89c4-4656-ad24-cc760388fe63.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 maj 2025 Edhe biznese të vogla rrezikojnë të kalojnë në treg të hapur nga “mosinformimi”](https://www.koha.net/arberi/edhe-biznese-te-vogla-rrezikojne-te-kalojne-ne-treg-te-hapur-nga-mosinformimi)
- [![Bizneset kërkojnë të shtyhet vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë](https://resources.koha.net/images/2025/March/17/ed0e15ac-ced2-418d-8824-d58b40b36720.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 17 mar 2025 Bizneset kërkojnë të shtyhet vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/bizneset-kerkojne-te-shtyhet-vendimi-per-liberalizimin-e-tregut-te-energjise)

[Arbëri.]() [Liderët e BE-së: Zgjerimi të vazhdojë me parimin e meritave individuale](https://www.koha.net/arberi/lideret-e-be-se-zgjerimi-te-vazhdoje-me-parimin-e-meritave-individuale)

[Arbëri.]() [Dy policë pezullohen për përdorim të dhunës ndaj protestuesve](https://www.koha.net/arberi/dy-police-pezullohen-per-perdorim-te-dhunes-ndaj-protestuesve)

[Showbiz.]() [Stallone: Isha budalla që i realizoja vetë skenat e rrezikshme](https://www.koha.net/showbiz/sylvester-stallone-isha-budalla-qe-i-beja-vete-skenat-e-rrezikshme)

[Futboll.]() [Rama kërkon takim për zgjidhje të problemit, KOK-u “hesht”](https://www.koha.net/futboll/rama-kerkon-takim-per-zgjidhje-te-problemit-kok-u-hesht)

[Botë.]() [Trump paralajmëron sulm ndaj objektit nëntokësor bërthamor të Iranit](https://www.koha.net/bote/trump-paralajmeron-sulm-ndaj-objektit-nentokesor-berthamor-te-iranit)

[Arbëri.]() [Mbi 150 të arrestuar për 4 ditë në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/mbi-150-te-arrestuar-per-4-dite-ne-shqiperi-policia-thote-se-online-po-behen-thirrje-per-akte-terroriste)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Nga qershori kompanitë me mbi 10 mln euro qarkullim ose me mbi 50 punëtorë obligohen të zgjedhin furnizuesin e energjisë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/ekonomi/nga-qershori-kompanite-me-mbi-10-mln-euro-qarkullim-ose-me-mbi-50-punetore-obligohen-te-zgjedhin-furnizuesin-e-energjise","datePublished":"2025-03-05T16:24:55+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:55:07+02:00","articleSection":"Ekonomi","wordCount":488,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka njoftuar se që nga data 1 qershor 2025, me kërkesë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE),","url":"https://www.koha.net/ekonomi/nga-qershori-kompanite-me-mbi-10-mln-euro-qarkullim-ose-me-mbi-50-punetore-obligohen-te-zgjedhin-furnizuesin-e-energjise","keywords":"kesco, faturat, Konsumatore, zrre, tregu i hapur","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/December/23/2d1b3964-534b-4fbe-a2a1-fa2b5f71c271.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
