---
description: Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova ka ulur nga 500 në 300 euro kufirin e pagesave me para të gatshme ndërmjet bizneseve, si masë për t
title: "Murati: Kosova po ndërmerr masa për të parandaluar financimet e paligjshme"
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/09/02bbaa63-4071-454d-b384-e7347dd75c3d.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Ekonomi

# Murati: Kosova po ndërmerr masa për të parandaluar financimet e paligjshme

![Hekuran Murati](https://resources.koha.net/images/2026/October/09/02bbaa63-4071-454d-b384-e7347dd75c3d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Ekonomia Online

- 9 tetor 2026 10:31
- Shpërndaje në:

- 9 tetor 2026 10:31
- Shpërndaje në:

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova ka ulur nga 500 në 300 euro kufirin e pagesave me para të gatshme ndërmjet bizneseve, si masë për të parandaluar financimin e paligjshëm dhe për të rritur gjurmueshmërinë e transaksioneve financiare, raporton Ekonomia Online.

Ai këto deklarime i bëri në aktivitetin e Procesit të Berlinit, tw organizuar nga Ministria e Financave, për financat e paligjshme, “Beyond Compliance – Ndërtimi i ekonomive të qëndrueshme përmes integritetit financiar”.

Duke folur për masat që po ndërmerren në Kosovë në fushën e integritetit financiar, Murati ka thënë se për transaksionet ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve, kufiri i pagesave me para të gatshme është 2.000 euro, ndërsa pjesa tjetër duhet të realizohet përmes transaksioneve të gjurmueshme në institucione financiare të licencuara në vend.

“Ne e kemi ulur kufirin e pagesave me para të gatshme ndërmjet bizneseve nga 500 në 300 euro. Ndërsa për transaksionet ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve, kufiri i pagesave me para të gatshme tani është 2.000 euro. Pjesa tjetër mund të kryhet, ose duhet të kryhet, përmes një transaksioni të gjurmueshëm në një institucion financiar të licencuar në vend. Përveç kësaj, së fundmi ka pasur zhvillime edhe në fushën e përgjegjësisë së Bankës Qendrore. Ajo ka ndërmarrë hapa për të vënë nën kontroll dhe për të licencuar edhe operatorët e këmbimit që përdorin kriptovaluta”, ka theksuar Murati.

Ndërkaq, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, ka theksuar se integriteti financiar është thelbësor për ndërtimin e ekonomive të besueshme, mbrojtjen e burimeve publike dhe krijimin e kushteve për konkurrencë të drejtë ndërmjet bizneseve.

“Integriteti financiar, në thelb, ka të bëjë me ndërtimin e ekonomive në të cilat njerëzit mund të kenë besim, ku bizneset legjitime konkurrojnë në mënyrë të drejtë, burimet publike mbrohen, kapitali mbështet investimet produktive dhe sistemet financiare janë të qëndrueshme përballë pastrimit të parave, korrupsionit dhe flukseve të paligjshme financiare. Kjo qasje ambicioze lidhet drejtpërdrejt me katër prioritetet strategjike të kryesimit të Malit të Zi në Procesin e Berlinit: rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe konkurrueshmërinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë, si dhe tranzicionin e gjelbër dhe të qëndrueshëm”, tha ai.

[Edhe ![Lansohet sistemi i pagesave të shpejta, transferet bankare në Kosovë do të kryhen brenda sekondave](https://resources.koha.net/images/2026/November/20/8e5f6302-5938-48c4-976d-3c7b88883a9c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 nën 2026 Lansohet sistemi i pagesave të shpejta, transferet bankare në Kosovë do të kryhen brenda sekondave](https://www.koha.net/arberi/lansohet-sistemi-i-pagesave-te-shpejta-transferet-bankare-ne-kosove-do-te-kryhen-brenda-sekondave)

Çobaj ka vlerësuar se Procesi i Berlinit krijon mundësi për bashkëpunim rajonal dhe për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta në luftimin e flukseve të paligjshme financiare.

Edhe zëvendësambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, ka theksuar rëndësinë e transparencës, inovacionit dhe partneritetit për të luftuar flukset e paligjshme financiare.

Ajo ka thënë se institucionet duhet të mbyllin zbrazëtitë ligjore që mundësojnë fshehjen e pronësisë së kompanive, të përdorin teknologjinë për identifikimin e parregullsive dhe të forcojnë shkëmbimin e informacioneve ndërmjet institucioneve dhe shteteve.

[#Hekuran Murati](https://www.koha.net/tag/hekuran-murati) [#financimi i paligjshem](https://www.koha.net/tag/financimi-i-paligjshem) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova)

Artikuj të ngjashëm

- [![Murati i kundërpërgjigjet kritikave të Abdixhikut për buxhetin: Kemi krijuar kushte për punësim](https://resources.koha.net/images/2026/November/19/b50229a9-058d-4249-a694-bc3411c448fa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 nën 2026 Murati i kundërpërgjigjet kritikave të Abdixhikut për buxhetin: Kemi krijuar kushte për punësim](https://www.koha.net/arberi/murati-i-kunderpergjigjet-kritikave-te-abdixhikut-per-buxhetin-kemi-krijuar-kushte-per-punesim)
- [![Murati: Është problem që kostoja e jetesës është rritur, por shkaktarët janë globalë](https://resources.koha.net/images/2026/November/11/5874b9db-ba10-4917-9d02-1e41fd3a4d89.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 nën 2026 Murati: Është problem që kostoja e jetesës është rritur, por shkaktarët janë globalë](https://www.koha.net/arberi/murati-eshte-problem-qe-kostoja-e-jeteses-eshte-rritur-por-shkaktaret-jane-globale)
- [![Raporti i FMN-së për rritjen ekonomike përplas pushtetin me opozitën](https://resources.koha.net/images/2026/June/16/3cc9db3e-2cc2-484d-a508-3ecb6cec5c70.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Ekonomi 7 kor 2026 Raporti i FMN-së për rritjen ekonomike përplas pushtetin me opozitën](https://www.koha.net/ekonomi/raporti-i-fmn-se-per-rritjen-ekonomike-perplas-pushtetin-me-opoziten)
- [![Murati: Nga 100 euro për punonjësit privatë ekzekutohen të hënën](https://resources.koha.net/images/2022/June/24/8728-ekzekutohen-100-eurot-shtese-per-zyrtaret-publike-por-jo-edhe-per-ata-te-sektorit-privat1656080059.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 qer 2026 Murati: Nga 100 euro për punonjësit privatë ekzekutohen të hënën](https://www.koha.net/arberi/murati-nga-100-euro-per-punonjesit-private-ekzekutohen-te-henen)

[Arbëri.]() [Hajrullahu për punësimet në UP: S’mund të zgjidhen as me muskuj, as me fuqi politike](https://www.koha.net/arberi/hajrullahu-per-punesimet-ne-up-smund-te-zgjidhen-as-me-muskuj-as-me-fuqi-politike)

[Arbëri.]() [21-vjeçari shqiptar që vodhi pamjet e GTA 6 lirohet pasi u dënua me 7 vjet burgim](https://www.koha.net/arberi/21-vjecari-shqiptar-qe-vodhi-pamjet-e-gta-6-lirohet-pasi-u-denua-me-7-vjet-burgim)

[Arbëri.]() [Ramadani kërkon hetim pas lëndimit të ushtarëve të FSK-së nga shpërthimi i municionit](https://www.koha.net/arberi/ramadani-kerkon-hetim-pas-lendimit-te-ushtareve-te-fsk-se-nga-shperthimi-i-municionit)

[Lifestyle.]() [Gjumi më i gjatë se nëntë orë mund të jetë rrezik për personat me sëmundje të zemrës](https://www.koha.net/lifestyle/gjumi-me-i-gjate-se-nente-ore-mund-te-jete-rrezik-te-personat-me-semundje-te-zemres)

[Arbëri.]() [Reshje bore në zonat malore, Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për kujdes](https://www.koha.net/arberi/reshje-bore-ne-zonat-malore-ministria-e-infrastruktures-ben-thirrje-per-kujdes)

[Futboll.]() [Te Liria të gjithë të bashkuar për ta rikthyer në Superligë](https://www.koha.net/futboll/te-liria-te-gjithe-te-bashkuar-per-ta-rikthyer-ne-superlige)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Murati: Kosova po ndërmerr masa për të parandaluar financimet e paligjshme","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/ekonomi/murati-kosova-po-ndermerr-masa-per-te-parandaluar-financimet-e-paligjshme","datePublished":"2026-10-09T10:31:16+02:00","dateModified":"2026-10-09T10:32:50+02:00","articleSection":"Ekonomi","wordCount":511,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova ka ulur nga 500 në 300 euro kufirin e pagesave me para të gatshme ndërmjet bizneseve, si masë për t","url":"https://www.koha.net/ekonomi/murati-kosova-po-ndermerr-masa-per-te-parandaluar-financimet-e-paligjshme","keywords":"Hekuran Murati, financimi i paligjshem, kosova","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/09/02bbaa63-4071-454d-b384-e7347dd75c3d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
