Support TIME. Preserve the truth.
Finances

DHITK: Failure to form new institutions harms the economy and local businesses

the parliament of Kosovo

Photo: Archive

Photo: Driton Pacharada

Ngërçi politik po lë pasoja edhe në ekonominë e vendit. Në Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë së Kosovës thonë se mungesa e institucioneve funksionale po ndikon në aktivitetin e bizneseve, ndërsa të dhënat, sipas tyre, tregojnë rënie të hapjes së bizneseve të reja.

Egzona Mema

Moskonstituimi i institucioneve shtetërore po vazhdon të ketë ndikim negativ në ekonominë e vendit, duke krijuar pasiguri te bizneset vendore dhe investitorët e huaj, vlerëson drejtori ekzekutiv në Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë së Kosovës, Kushtrim Ahmeti.

Ai thotë se pasiguria politike dhe mungesa e institucioneve funksionale po ndikojnë edhe në aktivitetin e bizneseve. 

“Është bërë një pasivitet në çdo biznes. Kriza e dëshmon edhe këtë, ndërsa të dhënat nga ARBK-ja e qartësojnë situatën që është në rënie të bizneseve. Kur e shohim se cilat biznese po hapen, janë ato të tregtisë, e merr mallin dhe e shet mallin, nuk po hapen biznese të reja që me punësu staf”, ka theksuar Ahmeti. 

Sipas Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, krijimi i institucioneve i hap rrugë ndryshimit, plotësimit apo rregullimit të disa ligjeve, si Ligji për Tregtinë e Brendshme, 

Ligji për Falimentim, Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji i Punës, Ligji për Pushimin e Lehonisë, legjislacioni për TVSH-në, Ligji për Pronën Publike, ai për Investime Strategjike dhe për Shoqëritë Tregtare.

Ahmeti tregon sfidat me të cilat përballen bizneset në mungesë të ndryshimit të Ligjit 
të Punës dhe Ligjit për Pushimin e Lehonisë.

also Kosovo, favorable environment for banks – fees increase Finances Kosovo, favorable environment for banks – fees increase

“Numër i madh i bizneseve përballen me mungesë të stafit profesional. Ligji aktual e bën të favorshme marrjen e një të riu për ta trajnuar, që ka kosto të lartë, kjo për shkak se i riu vjen, e merr trajnimin dhe ikën nga aty. Kush e merr barrën për koston që ai biznes e ka marrë për ta trajnuar atë të ri. Çështja me lehoninë ka pasur telashe, sfida. Pjesën dërrmuese të lehonisë e paguan biznesi, shumë pak shteti. Në vende tjera e paguan shumicën shteti, pastaj biznesi”, është shprehur ai. 

Nga Dhoma për Industri dhe Tregti kanë theksuar se bizneset kanë nevojë për siguri juridike, politika të parashikueshme, lehtësim të barrës administrative dhe fiskale.

Ndërsa ekspertët e ekonomisë kanë vlerësuar se mungesa e stabilitetit politik dhe qeverisës po pengon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe siç thonë ata po krijon pasiguri të vazhdueshme në tregun vendor.