---
description: Kylian Mbappe tërhoqi vëmendjen me festimin e veçantë pas golit të parë në fitoren 3-1 të Francës ndaj Senegalit, në kuadër të Grupit I të Kupës së Botës.  Në m
title: Pse Mbappe festoi golin ndaj Senegalit duke “luajtur flautin”?
image: https://resources.koha.net/images/2026/June/17/61751409-7b41-448f-992d-32062895fd3a.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botërori 2026

# Pse Mbappe festoi golin ndaj Senegalit duke “luajtur flautin”?

![Kylian Mbappe](https://resources.koha.net/images/2026/June/17/61751409-7b41-448f-992d-32062895fd3a.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 17 qershor 2026 11:13
- Shpërndaje në:

- 17 qershor 2026 11:13
- Shpërndaje në:

Kylian Mbappe tërhoqi vëmendjen me festimin e veçantë pas golit të parë në fitoren 3-1 të Francës ndaj Senegalit, në kuadër të Grupit I të Kupës së Botës.  

Në minutën e 66-të, pas një asistimi të bukur nga Michael Olise, Mbappe realizoi me një goditje diagonale nga krahu i djathtë, duke mposhtur portierin Edouard Mendy për 1:0. Por në vend të festimit të tij të zakonshëm me krahët e kryqëzuar mbi gjoks, sulmuesi i Real Madridit bëri lëvizjen sikur po luante flaut.

Festimi ngjalli menjëherë kureshtje te tifozët, por arsyeja doli të ishte mjaft interesante. Mbappe po mbajti premtimin që i kishte dhënë aktorit dhe prezantuesit britanik James Corden para fillimit të turneut.

Gjatë paraqitjes në emisionin sportiv “FIFA World Cup on FOX After Hours with James Corden”, Mbappe kishte treguar se kishte luajtur flaut nga mosha shtatë deri në nëntë vjeç. Në atë intervistë, Corden i dha një flaut dhe e ftoi të tregonte aftësitë e tij muzikore.

Pasi luajti disa nota, Corden i kërkoi me shaka që, nëse shënonte golin e tij të parë në Kupën e Botës, ta festonte duke “luajtur flautin”. Mbappe pranoi sfidën dhe premtoi se do ta bënte.

[Edhe ![Telashet me gju të Mbappes shqetësojnë Realin](https://resources.koha.net/images/2026/September/26/3e0974d6-3578-4f72-9de0-9dde26fce9df.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 26 sht 2026 Telashet me gju të Mbappes shqetësojnë Realin](https://www.koha.net/futboll/telashet-me-gju-te-mbappes-shqetesojne-realin)

Mbappe shënoi edhe një supergol në fund të ndeshjes, për ta vulosur rezultatin 3:1. Ishte goli i 14-të për të në tre botërore – dy më pak se dy lojtarët që i prijnë listës Lionel Messi (16 gola) dhe Miroslav Klose (16), tashmë i pensionuar.

**VIDEO:**

> This is the reason behind Mbappe’s flute celebration. [pic.twitter.com/jSWLH1EJoy](https://t.co/jSWLH1EJoy) https://t.co/bd04vigky0
>
> — 𝒮𝒽𝒶𝒽𝒾𝒹 ℱ𝒞 🇵🇹 (@rmcfshahid) [June 16, 2026](https://x.com/rmcfshahid/status/2066995380663767223?ref_src=twsrc%5Etfw)

[#Kylian Mbappe](https://www.koha.net/tag/kylian-mbappe) [#flaut](https://www.koha.net/tag/flaut) [#Franca](https://www.koha.net/tag/franca) [#Botërori 2026](https://www.koha.net/tag/boterori-2026)

Artikuj të ngjashëm

- [![Mbappe ia siguron fitoren Francës në debutimin e Zidanes](https://resources.koha.net/images/2026/September/25/8509c7f9-ba8b-41ba-8100-f9352b5dcb03.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 25 sht 2026 Mbappe ia siguron fitoren Francës në debutimin e Zidanes](https://www.koha.net/futboll/mbappe-ia-siguron-fitoren-frances-ne-debutimin-e-zidanes)
- [![S'ndalet Mbappe, shënon sërish](https://resources.koha.net/images/2026/July/19/58e485e1-f3c7-4d45-b409-b731de9bc029.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 18 kor 2026 S'ndalet Mbappe, shënon sërish](https://www.koha.net/boterori-2026/sndalet-mbappe-shenon-serish)
- [![Shënon Mbappe, kalon Messin](https://resources.koha.net/images/2026/July/19/02737a3f-03cb-4932-a3e6-6d16e30cd5c9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 18 kor 2026 Shënon Mbappe, kalon Messin](https://www.koha.net/boterori-2026/shenon-mbappe-kalon-messin)
- [![Çka nuk shkoi te Franca, sipas Mbappes](https://resources.koha.net/images/2026/July/15/7ff0644c-7a38-474f-ae21-5325796c8449.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 15 kor 2026 Çka nuk shkoi te Franca, sipas Mbappes](https://www.koha.net/boterori-2026/cka-nuk-shkoi-te-franca-sipas-mbappes)

[Arbëri.]() [Lehne: S’ekziston kërcënim serioz për shpërthimin e dhunës në Ballkanin Perëndimor](https://www.koha.net/arberi/lehne-sekziston-kercenim-serioz-per-shperthimin-e-dhunes-ne-ballkanin-perendimor)

[Arbëri.]() [Lehne: Episodi i Grenlandës ishte zile zgjimi për Evropën](https://www.koha.net/arberi/lehne-episodi-i-grenlandes-ishte-zile-zgjimi-per-evropen)

[Futboll.]() [Paraqitje pozitive e portierit të Kosovës ndaj Milanit](https://www.koha.net/futboll/paraqitje-pozitive-e-portierit-te-kosoves-ndaj-milanit)

[Futboll.]() [Raçi, pjesë e mbrojtjes së suksesshme të Hajdukut](https://www.koha.net/futboll/raci-pjese-e-mbrojtjes-se-suksesshme-te-hajdukut)

[Arbëri.]() [Lehne: E gjykuam gabim situatën për Kosovën, prisnim që propozimi i Ahtisaarit të miratohej në OKB](https://www.koha.net/arberi/lehne-e-gjykuam-gabim-situaten-per-kosoven-prisnim-qe-propozimi-i-ahtisaarit-te-miratohej-ne-okb)

[Arbëri.]() [Stefan Lehne në PIKË me Veton Surroin](https://www.koha.net/arberi/stefan-lehne-ne-pike-me-veton-surroin)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pse Mbappe festoi golin ndaj Senegalit duke “luajtur flautin”?","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/boterori-2026/pse-mbappe-festoi-golin-ndaj-senegalit-duke-luajtur-flautin","datePublished":"2026-06-17T11:13:40+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:35:05+02:00","articleSection":"Botërori 2026","wordCount":289,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kylian Mbappe tërhoqi vëmendjen me festimin e veçantë pas golit të parë në fitoren 3-1 të Francës ndaj Senegalit, në kuadër të Grupit I të Kupës së Botës.  Në m","url":"https://www.koha.net/boterori-2026/pse-mbappe-festoi-golin-ndaj-senegalit-duke-luajtur-flautin","keywords":"Kylian Mbappe, flaut, Franca, Botërori 2026","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/June/17/61751409-7b41-448f-992d-32062895fd3a.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
