Support TIME. Preserve the truth.
World

Arson at a defense company in Munich, German police launch investigation

Germany

Photo: Associated Press

Policia gjermane ka njoftuar të enjten se po heton një sulm të dyshuar me zjarrvënie jashtë një kompanie të industrisë së mbrojtjes në Mynih.

Dy shtetas bullgarë janë arrestuar në lidhje me hedhjen e disa mjeteve ndezëse në një kantier ndërtimi pranë selive të disa prodhuesve të armëve, në orët e para të së enjtes, kanë bërë të ditur autoritetet.

"Rreth mesnatës së sotme, policia e Mynihut u njoftua nga një dëshmitar se mjete ndezëse ishin hedhur, me sa duket, nga një veturë në rrugën Mühldorfer, pranë një kompleksi ndërtesash ku ushtrojnë aktivitetin disa kontraktorë të mbrojtjes”, ka thënë Ludëig Waldinger, zëdhënës i Zyrës Shtetërore të Policisë Kriminale të Bavarisë.

Të paktën një nga mjetet ka shkaktuar një zjarr, të cilin policia e ka shuajtur më pas, ka raportuar agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Forcat speciale kanë çaktivizuar një mjet tjetër ndezës.

Nuk është raportuar për dëme të konsiderueshme dhe policia nuk e ka bërë të ditur emrin e kompanisë që ishte shënjestër e sulmit.

Policia beson se tentativa për zjarrvënie ishte e motivuar politikisht.

Dy shtetas bullgarë, një grua 28-vjeçare dhe një burrë 38-vjeçar, janë arrestuar në një pikë karburanti pak pas incidentit, ka njoftuar të enjten Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale të Bavarisë (LKA), por përfshirja e tyre e dyshuar mbetet ende e pakonfirmuar.