Support TIME. Preserve the truth.
World

Zelensky: American negotiators had good ideas for ending the war

Volodymyr Zelensky, Steve Witkoff and Jared Kushner

Jared Kushner, Steve Witkoff dhe Volodymyr Zelensky

Photo: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të martën në mëngjes, se negociatorët amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kishin siç ka thënë, ide të mira për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. 

Ai gjithashtu ka sugjeruar se takimi i radhës trepalësh mund të mbahet në Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicër ose në ndonjë vend tjetër.

Një takim tjetër mund të zhvillohet që këtë muaj, ka thënë Zelensky.

"Nëse të gjitha palët bien dakord, ne duam ta mbajmë atë edhe në vjeshtë. Nëse shtatori është i përshtatshëm, atëherë do të ishte shkëlqyeshëm. Sa më herët, aq më mirë”, ka thënë ai në deklaratat për gazetarë, të raportuara nga AFP-ja.

Witkoff dhe Kushner kanë qëndruar të shtunën në Moskë, ku janë takuar me presidentin rus, Vladimir Putin për një takim rreth tre-orësh.

Ndërkaq të dielën, ata kanë shkuar në Kiev, ku janë pritur nga presidenti rus, Volodymyr Zelensky.

Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë kanë ngecur që kur kanë nisur sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit, më 28 shkurt.