---
description: Kryeministri kanadez, Mark Carney, po kërkon lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe po shqyrton mundësinë që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar” e bl
title: "WSJ: Carney po promovon idenë që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar” e BE-së"
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/13/827aa000-238f-4939-b5ac-f04217269a7d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# WSJ: Carney po promovon idenë që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar” e BE-së

![Mark Carney](https://resources.koha.net/images/2026/September/13/827aa000-238f-4939-b5ac-f04217269a7d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 13 shtator 2026 15:07
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 13 shtator 2026 15:07
- Shpërndaje në:

Kryeministri kanadez, Mark Carney, po kërkon lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe po shqyrton mundësinë që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar” e bllokut, ka raportuar të dielën The Wall Street Journal.

BE-ja, e cila në të kaluarën nuk ka treguar fleksibilitet sa i përket rregullave të anëtarësimit, është e hapur ndaj idesë për t’i dhënë Kanadasë një status të ri të anëtarësimit të asociuar, ka raportuar gazeta, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar nga BE-ja dhe Kanadaja.

Ambasada kanadeze në Bruksel dhe zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk i janë përgjigjur kërkesave të veçanta për koment.

Lufta tregtare në përshkallëzim mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara ka shtuar urgjencën për orientimin strategjik të Otavës drejt partnerëve të tjerë tregtarë.

Marrëdhëniet e Kanadasë me Uashingtonin janë përkeqësuar ndjeshëm që kur presidenti, Donald Trump, u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në fillim të vitit 2025, për shkak të mosmarrëveshjeve për tregtinë dhe çështje të tjera. Përplasja tregtare ka çuar në vendosjen e tarifave mbi dhjetëra miliarda dollarë në tregtinë ndërkufitare.

[Edhe ![Carney mirëpret ftesën që Kanadaja të bëhet anëtare e asociuar e BE-së](https://resources.koha.net/images/2026/September/17/fc1c07dc-cc10-4d47-bf63-7ca76dd8e5ac.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 17 sht 2026 Carney mirëpret ftesën që Kanadaja të bëhet anëtare e asociuar e BE-së](https://www.koha.net/bote/carney-mirepret-ftesen-per-tu-bere-anetar-i-asociuar-i-be-se)

Kanadaja dhe BE-ja po diskutojnë mënyra për të mundësuar lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punonjësve kanadezë të përfshirë në zinxhirë strategjikë të furnizimit, si energjia, inteligjenca artificiale, mbrojtja dhe mineralet kritike, duke e zhvendosur në praktikë kufirin e BE-së, ka raportuar The Wall Street Journal.

Kanadaja dhe BE-ja po diskutojnë gjithashtu ndërtimin e kabllove nënujore, ndërtimin e përbashkët të qendrave të të dhënave, ruajtjen në cloud dhe krijimin e rrjeteve dhe infrastrukturës së re satelitore për transportimin e energjisë kanadeze drejt BE-së, ka raportuar gazeta.

Sipas WSJ, Carney ka zhvilluar rregullisht biseda me disa liderë të BE-së, veçanërisht me presidentin francez, Emmanuel Macron, për mundësinë që kanadezët të mund të jetojnë dhe punojnë pa viza në BE, duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar të njohur me çështjen.

Të dy liderët pritet të takohen më vonë gjatë këtij muaji.

[Edhe ![BE-ja tërhiqet nga oferta që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar”](https://resources.koha.net/images/2026/October/29/d9efa033-ff26-4ebf-a66c-237f5cb4e6da.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 29 tet 2026 BE-ja tërhiqet nga oferta që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar”](https://www.koha.net/bote/be-ja-terhiqet-nga-oferta-qe-kanadaja-te-behet-anetare-e-asociuar)

Megjithatë, projekti për lidhje më të ngushta mes Kanadasë dhe BE-së nuk do të jetë i lehtë, siç e ka treguar edhe kundërshtimi i fortë ndaj një marrëveshjeje tregtare shumë më të kufizuar.

Më shumë se një dekadë pasi marrëveshja u arrit dhe nëntë vjet pasi hyri përkohësisht në fuqi, disa vende të BE-së ende nuk e kanë ratifikuar atë.

[#Kanadaja](https://www.koha.net/tag/kanadaja) [#Bashkimi Evropian](https://www.koha.net/tag/bashkimi-evropian) [#anetaresimi](https://www.koha.net/tag/anetaresimi) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba) [#Donald Trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kanadaja shtyn përpara idenë për anëtarësim në BE, Trumpi e kërcënon Evropën](https://resources.koha.net/images/2026/September/17/e6a23a59-d02d-4b7b-a94b-4e5e3d6f4c9b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 17 sht 2026 Kanadaja shtyn përpara idenë për anëtarësim në BE, Trumpi e kërcënon Evropën](https://www.koha.net/bote/kanadaja-shtyn-perpara-idene-per-anetaresim-ne-be-trumpi-e-kercenon-evropen)
- [![BE-ja e fton Kanadanë të bëhet “anëtarja e parë e asociuar” e bllokut](https://resources.koha.net/images/2026/September/16/c71b6ff9-b132-459f-bb74-f0943dc7062b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 sht 2026 BE-ja e fton Kanadanë të bëhet “anëtarja e parë e asociuar” e bllokut](https://www.koha.net/bote/be-ja-e-fton-kanadane-te-behet-anetarja-e-pare-e-asociuar-e-bllokut)
- [![Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re strategjike, ftojnë edhe shtetet e tjera t’i bashkohen](https://resources.koha.net/images/2026/October/30/f9fb4a5f-9736-4bb8-b019-d8e33eba16a5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 tet 2026 Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re strategjike, ftojnë edhe shtetet e tjera t’i bashkohen](https://www.koha.net/bote/kanadaja-dhe-be-ja-krijojne-aleance-te-re-strategjike-ftojne-edhe-shtetet-e-tjera-ti-bashkohen)

[Arbëri.]() [Hasaj: Këtij buxheti 4 miliardë eurosh i kanë hije 10-15 projekte të mëdha kapitale](https://www.koha.net/arberi/hasaj-ketij-buxheti-4-miliarde-eurosh-i-kane-hije-10-15-projekte-te-medha-kapitale)

[Futboll.]() [Tjetër fitore e Evertonit ndaj Newcastlet](https://www.koha.net/futboll/tjeter-fitore-e-evertonit-ndaj-newcastlet)

[Futboll.]() [Parma “del” nga kriza ndaj Atalantas që s’di për fitore nga 12 tetori](https://www.koha.net/futboll/parma-del-nga-kriza-ndaj-atalantas-qe-sdi-per-fitore-nga-12-tetori)

[Showbiz.]() [Suki Waterhouse: Nuk e besoj sa e lumtur jam me Robert Pattinsonin](https://www.koha.net/showbiz/suki-waterhouse-nuk-e-besoj-sa-e-lumtur-jam-me-robert-pattinsonin)

[Arbëri.]() [Ahmeti: Ky buxhet dhe këto politika po blejnë qetësi sociale afatshkurte](https://www.koha.net/arberi/ahmeti-ky-buxhet-dhe-keto-politika-po-blejne-qetesi-sociale-afatshkurte)

[Arbëri.]() [Tahiri-Nuhiu: Në libra vajzat paraqiten të qeta e djemtë luftarakë, kjo krijon steriotipe gjinore](https://www.koha.net/arberi/tahiri-nuhiu-ne-libra-vajzat-paraqiten-te-qeta-e-djemt-luftarake-kjo-krijon-steriotipe-gjinore)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"WSJ: Carney po promovon idenë që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar” e BE-së","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/wsj-carney-po-promovon-idene-qe-kanadaja-te-behet-anetare-e-asociuar-e-be-se","datePublished":"2026-09-13T15:07:00+02:00","dateModified":"2026-09-13T15:11:22+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":436,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri kanadez, Mark Carney, po kërkon lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe po shqyrton mundësinë që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar” e bl","url":"https://www.koha.net/bote/wsj-carney-po-promovon-idene-qe-kanadaja-te-behet-anetare-e-asociuar-e-be-se","keywords":"Kanadaja, Bashkimi Evropian, anetaresimi, shba, Donald Trump","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/13/827aa000-238f-4939-b5ac-f04217269a7d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
