Support TIME. Preserve the truth.
World

Feminist activist Gloria Steinem dies at 92

Gloria Steinem

Gloria Steinem, e cila ishte bërë një nga fytyrat kryesore të lëvizjes për çlirimin e grave në SHBA, ka vdekur në moshën 92-vjeçare, ka bërë të ditur fondacioni i  saj.

Në një postim në Instagram, thuhet se ajo "u nda nga jeta në paqe" në shtëpinë e saj në New York, "e rrethuar nga shumë njerëz që e donin".

Steinem, e cila ishte shkrimtare dhe redaktore revistash, ishte bashkëthemeluese e "Women's Action Alliance", një grup i përkushtuar ndaj luftës kundër seksizmit, më shumë se 50 vjet më parë.

Ajo e nisi karrierën si gazetare në New York në vitet 1970 dhe më pas bashkëthemeloi revistën "Ms", një nga botimet e para që u fokusua te çështje të grave përtej temave të zakonshme, si sfidat e punëve të shtëpisë apo diktaturat e industrisë së bukurisë.

Gjatë viteve 1970, Steinem ishte një nga zërat kryesorë që luftonte për të drejtat riprodhuese të grave.

Ajo e mirëpriti vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA-së të vitit 1973 në çështjen "Roe kundër Wade", i cili u garantonte grave të drejtën kushtetuese për abort. 

Pothuajse gjysmë shekulli më vonë, ajo u bë dëshmitare e anulimit të këtij vendimi.