Ukraina ka pezulluar sulmet me dronë ndaj cisternave të naftës që përdorin portin rus të Detit të Zi, Novorossiysk, pas një kërkese nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, ka raportuar të mërkurën Financial Times, duke cituar zyrtarë ukrainas.
Sipas gazetës, kërkesa e muajit të kaluar erdhi pasi Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin se Ukraina po destabilizonte tregjet e naftës dhe po dëmtonte kompanitë amerikane, duke sulmuar cisternat që transportojnë naftë bruto të ardhur përmes tubacionit nga Kazakistani drejt një terminali të Caspian Pipeline Consortium (CPC) në këtë port.
Ukraina ka rënë dakord të mos sulmonte infrastrukturën e CPC-së apo anijet jo-ruse, për sa kohë që këto të fundit nuk ishin nën sanksione ukrainase dhe nuk transportonin naftë apo ngarkesa ruse, thuhet në raportin e gazës.
Forcat ukrainase kanë shtuar së fundmi sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse dhe objektivave të tjera, për të cilën Kievi thotë se është një përpjekje për t'i privuar Rusisë burimet që përdor për financimin e ushtrisë së saj.
Sulmet me dronë në Detin e Zi kanë dëmtuar deri në një të pestën e ngarkesave të naftës së CPC-së në korrik, kanë thënë katër burime të njohura me të dhënat.
Lufta Rusi-Ukrainë është shtrirë kështu edhe në tregtinë e naftës së Kazakistanit dhe të kompanive të mëdha perëndimore.
also
Thailand suspends firearms licenses after school shooting
Kazakistani, i cili varet nga rruga e CPC-së për eksportet e naftës bruto, ka pësuar një rënie prej 14% të prodhimit të naftës në korrik krahasuar me qershorin, kanë thënë burimet.
Chevron dhe ExxonMobil janë ndër kompanitë e mëdha perëndimore të naftës që operojnë në Kazakistan.
Një zyrtar amerikan ka konfirmuar për Financial Times se administrata amerikane i kishte kërkuar Ukrainës të ndalonte sulmet ndaj anijeve jo-ruse në Detin e Zi.