---
description: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se zyrtarë amerikanë dhe iranianë janë takuar të martën, pak pasi në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të O
title: Trumpi thotë se SHBA-ja dhe Irani janë takuar pak pas fjalimit të tij në OKB
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/22/205f4c41-b3da-4174-aac7-81e8ea3c0ff6.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Trumpi thotë se SHBA-ja dhe Irani janë takuar pak pas fjalimit të tij në OKB

![Donald Trump](https://resources.koha.net/images/2026/September/22/205f4c41-b3da-4174-aac7-81e8ea3c0ff6.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 22 shtator 2026 20:42
- Shpërndaje në:

- 22 shtator 2026 20:42
- Shpërndaje në:

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se zyrtarë amerikanë dhe iranianë janë takuar të martën, pak pasi në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka kërcënuar se mund ta “asgjësonte” Republikën Islamike nëse nuk arrihet së shpejti një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës gati shtatëmujore.

Trump ka konfirmuar bisedimet në një prononcim për gazetarët, por ka dhënë pak detaje mbi mënyrën se si janë zhvilluar diskutimet apo mbi përmbajtjen e takimit.

“Ishte një takim shumë i mirë”, ka thënë Trumpi.

Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme, Trump ka argumentuar se ai ka treguar vendosmëri, ndërsa liderët e tjerë kanë hezituar, teksa ka mbrojtur vendimin e tij për të nisur luftën me Iranin.

Por Trumpi ka sugjeruar gjithashtu se mund të jetë në një pikë vendimtare në këtë konflikt, edhe pse i ka bërë thirrje Republikës Islamike të rihapë plotësisht Ngushticën e Hormuzit dhe të rikthehet në tryezën e negociatave për të gjetur një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit.

“Kam një vendim të madh për të marrë”, ka thënë Trump. “A do të arrihet një marrëveshje me Iranin që do t’i lejojë atij të rindërtohet dhe të krijojë një vend shumë më të madh se sa ka qenë ndonjëherë më parë, ndoshta një nga vendet më të mëdha në Lindjen e Mesme, apo edhe në botë? Apo do ta asgjësoj Republikën Islamike dhe do ta bëj këtë shpejt, pa u dhënë kurrë mundësinë të vrasin dhe shkatërrojnë përsëri njerëz dhe vende?”, ka deklaruar ai.

[Lexo përditësimet tjera![Dy luftëra dhe inteligjenca artificiale, në fokus të Asamblesë së OKB-së](https://resources.koha.net/images/2026/September/22/99a2c438-e923-4ac4-83f5-988e3c0a4067.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Dy luftëra dhe inteligjenca artificiale, në fokus të Asamblesë së OKB-së</h4>](https://www.koha.net/bote/dy-luftera-dhe-inteligjenca-artificiale-ne-fokus-te-asamblese-se-okb-se)

[#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba) [#OKB](https://www.koha.net/tag/okb) [#fjalimi](https://www.koha.net/tag/fjalimi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Trumpi në OKB: Kam një vendim të madh për të marrë lidhur me Iranin](https://resources.koha.net/images/2026/September/22/5df021a4-bfea-407d-a392-34cd3128c083.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 sht 2026 Trumpi në OKB: Kam një vendim të madh për të marrë lidhur me Iranin](https://www.koha.net/bote/trump-kam-nje-vendim-te-madh-per-te-marre-lidhur-me-iranin)
- [![SHBA-ja dhe Irani zhvilluan bisedime pas kërcënimit të Trumpit për “asgjësim”](https://resources.koha.net/images/2026/September/23/8b51ca8e-e281-49c9-a67b-a351a4b1d894.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 23 sht 2026 SHBA-ja dhe Irani zhvilluan bisedime pas kërcënimit të Trumpit për “asgjësim”](https://www.koha.net/bote/shba-ja-dhe-irani-zhvilluan-bisedime-pas-kercenimit-te-trumpit-per-asgjesim)
- [![Trumpi kërcënon Omanin me bombardim](https://resources.koha.net/images/2026/August/11/733feb90-dac9-40ed-bfb8-e80d376efc7f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 17 gus 2026 Trumpi kërcënon Omanin me bombardim](https://www.koha.net/bote/trumpi-kercenon-omanin-me-bombardim)
- [![Trumpi thotë se sot do të nisin bisedimet e reja me Iranin, Teherani e mohon](https://resources.koha.net/images/2026/August/03/0145f3de-ed01-4b92-b0c2-b7f856a9a8d2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 gus 2026 Trumpi thotë se sot do të nisin bisedimet e reja me Iranin, Teherani e mohon](https://www.koha.net/bote/trumpi-thote-se-te-henen-do-te-nisin-bisedimet-e-reja-me-iranin)
- [![Trump: Bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, por armëpushimi ka marrë fund](https://resources.koha.net/images/2026/June/21/69f74169-cbf2-4166-89bf-34972fe61887.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 kor 2026 Trump: Bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, por armëpushimi ka marrë fund](https://www.koha.net/bote/trump-bisedimet-me-iranin-do-te-vazhdojne-por-armepushimi-ka-marre-fund)

[Futboll.]() [Futsall, Kosova mposhtet nga Italia](https://www.koha.net/futboll/futsall-kosova-mposhtet-nga-italia)

[Arbëri.]() [Bajram Isufi – shembull i punëtorit e atdhetarit të zellshëm](https://www.koha.net/arberi/bajram-isufi-shembull-i-punetorit-e-atdhetarit-te-zellshem)

[Botë.]() [Vala e kërcënimeve me bomba paraqet sfidë serioze për industrinë e aviacionit](https://www.koha.net/bote/vala-e-kercenimeve-me-bomba-paraqet-sfide-serioze-per-industrine-e-aviacionit)

[Arbëri.]() [Komuna dhe qeveria fajësojnë njëra-tjetrën për bërllokun në kryeqytet](https://www.koha.net/arberi/komuna-dhe-qeveria-fajesojne-njera-tjetren-per-berllokun-ne-kryeqytet)

[Arbëri.]() [BQK-ja dorëzon aplikimin për përfshirjen e Kosovës në SEPA](https://www.koha.net/arberi/bqk-ja-dorezon-aplikimin-per-perfshirjen-e-kosoves-ne-sepa)

[Futboll.]() [Ardon Jashari kritikohet pas humbjes së Milanit](https://www.koha.net/futboll/ardon-jashari-kritikohet-pas-humbjes-se-milanit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Trumpi thotë se SHBA-ja dhe Irani janë takuar pak pas fjalimit të tij në OKB","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/trumpi-thote-se-shba-ja-dhe-irani-jane-takuar-pak-pas-fjalimit-te-tij-ne-okb","datePublished":"2026-09-22T20:42:52+02:00","dateModified":"2026-09-22T20:45:47+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":304,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se zyrtarë amerikanë dhe iranianë janë takuar të martën, pak pasi në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të O","url":"https://www.koha.net/bote/trumpi-thote-se-shba-ja-dhe-irani-jane-takuar-pak-pas-fjalimit-te-tij-ne-okb","keywords":"donald trump, shba, OKB, fjalimi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/22/205f4c41-b3da-4174-aac7-81e8ea3c0ff6.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
