---
description: Gjatë takimit me presidentit francez, Emmanuel Macron, presidenti amerikan, Donald Trump, ka refuzuar ta quajë “diktator” presidentin rus, Vladimir Putin.Ai ka
title: Trumpi thotë se lufta në Ukrainë mund të çojë në një luftë të tretë botërore
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/24/173b6f12-1c0f-423f-ac53-0d4c137efcfb.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Trumpi thotë se lufta në Ukrainë mund të çojë në një luftë të tretë botërore

![Donald Trump dhe Emmanuel Macron](https://resources.koha.net/images/2025/February/24/173b6f12-1c0f-423f-ac53-0d4c137efcfb.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 24 shkurt 2025 20:43
- Shpërndaje në:

- 24 shkurt 2025 20:43
- Shpërndaje në:

Gjatë takimit me presidentit francez, Emmanuel Macron, presidenti amerikan, Donald Trump, ka refuzuar ta quajë “diktator” presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai ka deklaruar se Ukraina dhe Rusia kanë një shans “për një zgjidhje shumë të mirë” teksa foli për agresionin rus.

Ai ka shtuar se një luftë e pazgjidhur mes dy vendeve “mund të çojë në një luftë të tretë botërore”.

“Unë mendoj se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti, brenda javësh, nëse jemi të zgjuar. Nëse nuk jemi të zgjuar, do të vazhdojë. Ne nuk e duam këtë. Mos harroni atë që thashë, kjo mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore. Ne nuk e duam as atë”, ka deklaruar ai në Zyrën Ovale, raportoi BBC-ja.

Macron është shprehur se me Trump patën një diskutim të mirë, duke përfshirë “një paqe afatgjate”.

[Edhe ![Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën](https://resources.koha.net/images/2025/February/12/e8f19a21-cf71-4b18-8dd8-bd2fbb12cdd1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 kor 2026 Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën](https://www.koha.net/bote/trumpi-i-ofron-ndihme-putinit-per-arritjen-e-nje-marreveshjeje-me-ukrainen)

“Ai ka theksuar se Evropa është e gatshme të përshpejtojë mbrojtjen.

Trump është shprehur se mijëra njerëz nga Rusia dhe Ukraina kanë vdekur pa nevojë, duke shtuar se është momenti i duhur që luftës t'i jepet fund.

Ai është shprehur se edhe vendet evropiane duhet të kontribuojnë në sigurimin e paqes, e jo vetëm SHBA-ja.

“Evropa duhet të marrë atë rol qendror për të garantuar sigurinë afatgjatë të Ukrainës, gjë që ata duan ta bëjnë”, ka thënë ai.

Presidenti Macron ka deklaruar se armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të ketë garanci të sigurisë, të jetë afatgjatë dhe të jetë i qëndrueshëm.

[Edhe ![Trump: Rusia të arrijë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës](https://resources.koha.net/images/2026/June/14/c9117eb5-adef-44df-9864-9d94a0760a8d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 qer 2026 Trump: Rusia të arrijë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës](https://www.koha.net/bote/trump-rusia-te-arrije-marreveshje-per-ti-dhene-fund-luftes)

Macron ka theksuar se paqja nuk do të nënkuptonte dorëzim për Ukrainën.

“Ajo (Rusia) duhet të lejojë sovranitetin ukrainas dhe të lejojë Ukrainën të negociojë me palë të tjera, të interesuara në lidhje me çështjet që e prekin atë”, ka thënë ai.

[Lexo përditësimet tjera![Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky](https://resources.koha.net/images/2025/February/19/557cc8ca-a011-4400-96b3-374ec0c75f0e.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Trump pret të arrihet “sa më shpejtë” marrëveshja për mineralet e Ukrainës</h4>Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takim me presidentin Donald Trump....](https://www.koha.net/bote/trump-pret-te-arrihet-sa-me-shpejte-marreveshja-per-mineralet-e-ukraines)

[#Emmanuel Macron](https://www.koha.net/tag/emmanuel-macron) [#Donald Trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#Lufta ne Ukraine](https://www.koha.net/tag/lufta-ne-ukraine) [#Rusia](https://www.koha.net/tag/rusia) [#ukraina](https://www.koha.net/tag/ukraina) [#agresioni rus](https://www.koha.net/tag/agresioni-rus)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pas Putinit edhe Trumpi thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit](https://resources.koha.net/images/2026/May/12/c2b8064c-3ec2-469e-84ec-d3b3ffe2cf9a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 12 maj 2026 Pas Putinit edhe Trumpi thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit](https://www.koha.net/bote/pas-putinit-edhe-trumpi-thote-se-lufta-ne-ukraine-eshte-afer-perfundimit)
- [![Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë](https://resources.koha.net/images/2025/August/18/9fb45832-ca51-4768-8f76-1b552f2635ce.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 jan 2026 Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/trump-eshte-zelensky-jo-putini-ai-qe-po-e-pengon-paqen-ne-ukraine)
- [![Trumpi thotë se lufta Rusi – Ukrainë mund të përfundojë “për pak javë”](https://resources.koha.net/images/2025/December/28/fc20513e-b74d-4024-a1fd-eec63194ce9a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 dhj 2025 Trumpi thotë se lufta Rusi – Ukrainë mund të përfundojë “për pak javë”](https://www.koha.net/bote/trumpi-nis-takimin-me-zelenskyn-beson-qe-putini-eshte-serioz-per-paqe)

[Lifestyle.]() [Kikirikët mund të ndihmojnë shëndetin e trurit te të moshuarit](https://www.koha.net/lifestyle/kikiriket-mund-te-ndihmojne-shendetin-e-trurit-te-te-moshuarit)

[Arbëri.]() [Emini: Duket se Ligji për Specialen po përdoret për pazare brenda PDK-së](https://www.koha.net/arberi/emini-duket-se-ligji-per-specialen-po-perdoret-per-pazare-politike-brenda-pdk-se)

[Futboll.]() [Bardhi asiston në humbjen e Maqedonisë, Zvicra ndalet nga Sllovenia](https://www.koha.net/futboll/asistim-nga-bardhi-zvicra-ndalet-nga-sllovenia)

[Futboll.]() [Holanda e “shkatërron” Greqinë, fiton 7:0](https://www.koha.net/futboll/holanda-e-shkaterron-greqine-fiton-70)

[Botë.]() [Ndalohen të gjitha fluturimet në SHBA](https://www.koha.net/bote/ndalohen-te-gjitha-fluturimet-ne-shba)

[Botë.]() [Kallas: Rusia po ngre kurthe në negociatat për Ukrainën](https://www.koha.net/bote/kallas-rusia-po-ngre-kurthe-ne-negociatat-per-ukrainen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Trumpi thotë se lufta në Ukrainë mund të çojë në një luftë të tretë botërore","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/trumpi-thote-se-lufta-ne-ukraine-mund-te-coje-ne-nje-lufte-te-trete-boterore","datePublished":"2025-02-24T20:43:15+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:00:11+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":313,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gjatë takimit me presidentit francez, Emmanuel Macron, presidenti amerikan, Donald Trump, ka refuzuar ta quajë “diktator” presidentin rus, Vladimir Putin.Ai ka","url":"https://www.koha.net/bote/trumpi-thote-se-lufta-ne-ukraine-mund-te-coje-ne-nje-lufte-te-trete-boterore","keywords":"Emmanuel Macron, Donald Trump, Lufta ne Ukraine, Rusia, ukraina, agresioni rus","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/24/173b6f12-1c0f-423f-ac53-0d4c137efcfb.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
