Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka propozuar që t’i ndryshohet emri i Ngushticës së Hormuzit.
Ai në një postim në “Truth Social” ka pyetur nëse duhet të quhet tash e tutje “Ngushtica Trump”.
“Tash që e kemi nën kontrollin e SHBA-së, a duhet ta ndërrojmë emrin e Ngushticës së Hormuzit në Ngushtica Trump??? Ashtu si vetë Amerika, ajo do të jetë ‘më e nxehtë’ se kurrë më parë!” – ka shkruar Trump.
Trumpi vitin e kaluar ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjiri i Amerikës. E më 27 gusht të këtij viti nënshkroi një urdhër duke ndryshuar emrin e Liqenit Ontario në Liqenin Amerika.