Support TIME. Preserve the truth.
World

Trump talks about two possible options regarding Iran

Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka akuzuar Iranin se është “negociator dinak” në një intervistë të publikuar të hënën vonë.

Trumpi po ashtu ka përmendur dy nga opsionet që po shqyrton aktualisht në luftë, duke thënë se po mendon nëse do të vazhdohet kështu dhe të lihet Teherani të dështojë ekonomikisht, ose ta godasin shumë fort.  

“Jam disi duke negociuar”, ka thënë Trumpi në një intervistë telefonike për Real America’s Voice.

“Ata janë negociatorë shumë dinakë”, ka shtuar presidenti.

Që nga fillimi i konfliktit në fund të shkurtit, Trumpi ka lëvizur vazhdimisht mes kërcënimeve për përshkallëzim dhe pretendimeve se një marrëveshje paqeje është pranë.

also Trump talks about returning to attacks, two days before signing the Iran deal World Trump talks about returning to attacks, two days before signing the Iran deal

Pakistani ka thënë të martën se SHBA-ja dhe Irani ishin pranë “një lloj” marrëveshjeje, ndërsa Katari ka thënë se bisedimet për menaxhimin e ngushticës së Hormuzit ishin në një fazë të avancuar, pavarësisht raportimeve për sulme të reja ndaj anijeve në ujërat e rajonit.

“Ekonomikisht, janë në një rrëmujë. Nuk mund të marrin para hua. Ne kontrollojmë paratë e tyre, ato që kishin, që janë shumë. Kishin shumë dhe ne kemi kontroll të plotë mbi to. Unë jam bankieri i tyre”, ka thënë Trumpi duke iu referuar aseteve të ngrira iraniane.

Një tjetër mundësi do të ishte “t’i godasim shumë, shumë fort”, ka shtuar Trumpi.

Presidenti amerikan gjithashtu i ka minimizuar shqetësimet për mungesën e municioneve, duke thënë se SHBA-ja po i “prodhon me ritëm të çmendur” dhe ka fajësuar paraardhësin e tij, ish-presidentin amerikan Joe Biden.

also Trump talks about the successes achieved during the first year of his second term World Trump talks about the successes achieved during the first year of his second term

Mediat amerikane kanë raportuar javën e kaluar se ushtria amerikane ka përdorur një pjesë të madhe të rezervave të saj të raketave me rreze të gjatë dhe precizion të lartë gjatë luftës, duke ngritur shqetësime për gatishmërinë e ushtrisë për konflikte të ardhshme.

“Jemi mirë me municionet... Por arsyeja pse mund të ketë më pak, dhe ne po i prodhojmë me ritëm të çmendur, është se ai (Biden) i dha Ukrainës municione me vlerë 300 miliardë dollarë”, ka thënë Trumpi.