Support TIME. Preserve the truth.
World

Trump cancels broadcast of Fort Hood shooter's execution

donald trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka anuluar planet për transmetimin drejtpërdrejt të ekzekutimit me pushkatim të ish-psikiatrit të ushtrisë amerikane, Nidal Hasan.

Trumpi më herët kishte thënë se e mbështeste transmetimin e drejtpërdrejt të vdekjes së autorit të sulmit në Fort Hood, ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance kishte shprehur dyshime nëse kjo do të ndodhte dhe kishte thënë se nuk do ta shikonte atë.

Vendimi i Trumpit për të anuluar transmetimin e drejtpërdrejtë erdhi pas kritikave të shumta në SHBA dhe në mbarë botën. Të enjten, ai tha se “shumë njerëz të mirë dhe me qëllime të mira do të preferonin të mos e shihnin atë duke vdekur”.

“Unë mendoj se transmetimi i ekzekutimit, në mënyrë që të gjithë ta shihnin, mund të kishte shërbyer si një pengesë e fuqishme për të gjithë botën, duke treguar se si i trajton Amerika terroristët dhe fundërrinat si Hasani”, tha Trump. “Ai do të vdesë, siç është planifikuar, me pushkatim, por kjo ngjarje nuk do të transmetohet”.

Në vitin 2009, Hasani qëlloi për vdekje 13 pjesëtarë të paarmatosur të ushtrisë amerikane dhe plagosi 32 të tjerë në një bazë ushtarake në Teksas. Ekzekutimi i tij me pushkatim do të jetë ekzekutimi i parë ushtarak në më shumë se 60 vjet.

Trump tha se familjarët e viktimave ende mund ta ndjekin ekzekutimin nga afër, nëse dëshirojnë.

“Ata meritojnë të shohin drejtësinë!”, tha ai.