Support TIME. Preserve the truth.
World

Trump: Russia has lost control of its oil industry

Vladimir Putin and Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të hënën se Rusia ka humbur kontrollin mbi industrinë e saj të naftës.

Trumpi në një postim në rrjetet sociale ka thënë se kjo po ndodh për shkak të luftës me Ukrainën.
Ai ka shtuar se lufta duhet të përfundojë, duke thënë se e gjithë bota po vuan si pasojë e saj. 

“Fatkeqësisht, Rusia ka humbur kontrollin mbi industrinë e saj të naftës për shkak të luftës me Ukrainën. Një numër i madh i rafinerive të saj të dizelit janë hedhur në erë dhe janë jashtë funksionit, të paktën përkohësisht. Kjo luftë absurde dhe e pafundme me Ukrainën duhet të marrë fund. E gjithë bota po vuan ndërsa 25,000 njerëz, kryesisht ushtarë, vriten çdo muaj. Çfarë turpi!”, ka shkruar Trumpi.

Deklarata e tij vjen një ditë pas Ukraina ka sulmuar Moskën me qindra dronë dhe raketa, duke synuar kryesisht infrastrukturën energjetike ruse, për të cilën Kievi zyrtar thotë se po financon luftën. 

Javën e kaluar Trumpi i ka kërkuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të ndalojë sulmet ndaj furnizimeve ruse me naftë, duke deklaruar se ato po shkaktojnë kryesisht rritjen e çmimeve të naftës dhe jo lufta me Iranin. 

Por Zelensky është përgjigjur duke thënë se kjo do të ndodhte nëse SHBA-ja garanton se as Rusia nuk do të sulmojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Trumpi dhe Zelensky pritet të takohen këtë javë në Neë York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.