Support TIME. Preserve the truth.
World

Three powerful media outlets will sue Trump after he banned them from entering the White House

Donald Trump, White House

Photo: Associated Press

CNN, Politico dhe MS NOW kanë deklaruar se do të padisin administratën Trump, pasi këtyre tri mediave amerikane iu ndalua hyrja në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Donald Trump ka njoftuar për ndalimin të premten, duke akuzuar tri organizatat se shkruanin "trillime ose gënjeshtra" rreth qeverisë së tij.

Kompanitë kanë thënë se gazetarëve të tyre iu mohua hyrja dhe iu konfiskuan kartat e identifikimit kur u përpoqën të hynin në ndërtesë të shtunën.

Në një deklaratë të përbashkët të hënën, ato kanë thënë se po ndërmerrnin veprime ligjore për të "mbrojtur të drejtat tona sipas Amendamentit të Parë dhe për të mbrojtur parimin se qeveria nuk vendos se çfarë raporton apo publikon shtypi".

Amendamenti i Parë e ndalon qeverinë të "kufizojë" lirinë e shtypit, një formulim që gjykatat tradicionalisht e kanë interpretuar si pengesë për qeverinë që të diskriminojë mediat bazuar në përmbajtjen e raportimeve të tyre.

"Pa paralajmërim apo procedurë, Shtëpia e Bardhë revokoi kredencialet e gazetarëve tanë sepse nuk ishte dakord me raportimet tona”, thuhet në deklaratën e përbashkët të CNN, Politico dhe MS NOW.

"Nëse lihet pa u kundërshtuar, kjo kërcënon lirinë e shtypit dhe të drejtën e publikut për gazetari të pavarur, të lirë nga ndërhyrjet e qeverisë”, thuhet më tej në deklaratë.

Duke njoftuar ndalimin javën e kaluar, Trumpi nuk ka përmendur lajme apo raportime specifike që çuan në këtë veprim, por më vonë ka thënë se "bëhet fjalë thjesht për një grumbullim raportimesh gjatë viteve të fundit".

Presidenti amerikan ka shtuar madje se "mund të ketë edhe të tjerë që do t'u bashkohen atyre".

Kur më vonë është pyetur nga një gazetar se çfarë nënkuptonte me këtë, Trumpi është përgjigjur se

“Të tjerë që do të pasojnë për sa u përket lajmeve të rreme? Epo, e dini, New York Times është lajm i rremë, Washington Post është lajm i rremë”. 

Ai ka qenë shpesh kritik ndaj organizatave të lajmeve dhe administrata e tij ka nisur veprime ligjore kundër një sërë mediash, përfshirë New York Times, Wall Street Journal dhe BBC-në.

Disa nga paditë kanë përfunduar me marrëveshje ku organizatat mediatike kanë pranuar të paguajnë dëmshpërblime shumëmilionëshe. 

Ndërkohë, padia e Trumpit kundër BBC-së është ende në proces.