Support TIME. Preserve the truth.
World

Three children and a teacher killed at an elementary school in the US

gg

Photo: Associated Press

Një 16-vjeçar ka vrarë me armë zjarri tre fëmijë dhe një mësues në një shkollë fillore në shtetin amerikan të Oregonit, përpara se të vritej vetë nga një person që ndodhej aty pranë, njoftoi policia.

I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, hyri me forcë në shkollën fillore "Silver Rail" në qytetin Bend të enjten pasdite, duke qëlluar mbi dyert e mbyllura, njoftoi shefi i policisë së Bendit, Mike Krantz, raportoi BBC. 

Adoleshenti u vra nga një qytetar, i cili "e ndoqi atë brenda në shkollë dhe u përball me të", tha Krantz.

Tre fëmijët e vrarë ishin të moshës 5, 8 dhe 11 vjeç. Një fëmijë 7-vjeçar dhe një mësues 54-vjeçar u dërguan në spital në gjendje kritike, tha Krantz. Nuk është e qartë nëse sulmuesi kishte ndonjë lidhje me shkollën.

I dyshuari u vra pak çaste pasi forcat lokale të rendit mbërritën në vendngjarje.