---
description: Të pasurit më të mëdhenj të botës mund të kenë fshehur deri në 3.55 trilionë dollarë nga autoritetet tatimore, sipas vlerësimeve të Oxfam-it.Organizata globale
title: Super të pasurit e botës mund të kenë fshehur mbi 3,5 trilionë dollarë nga taksat
image: https://resources.koha.net/images/2026/April/02/b33b5e3f-4d30-4094-b718-8eb904e67830.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Super të pasurit e botës mund të kenë fshehur mbi 3,5 trilionë dollarë nga taksat

![Panama](https://resources.koha.net/images/2026/April/02/b33b5e3f-4d30-4094-b718-8eb904e67830.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 2 prill 2026 11:55
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 2 prill 2026 11:55
- Shpërndaje në:

Të pasurit më të mëdhenj të botës mund të kenë fshehur deri në 3.55 trilionë dollarë nga autoritetet tatimore, sipas vlerësimeve të Oxfam-it.

Organizata globale që lufton pabarazinë, ka rikthyer thirrjen e saj për një taksë mbi pasurinë dhe u ka bërë thirrje qeverive të mbyllin boshllëqet tatimore, në analizën e saj më të fundit mbi madhësinë e pasurive jashtë vendit.

Duke u bazuar në punën e akademikëve, përfshirë ekonomistit francez, Gabriel Zucman dhe Observuesin e Taksave të BE-së, Oxfam ka thënë se pasuria totale e mbajtur jashtë vendit është rritur ndjeshëm, duke arritur në 13.25 trilionë dollarë në vitin 2023, që është edhe viti më i fundit për të cilin ka të dhëna.

Këto pasuri sekrete të fshehura nga autoritetet tatimore, kanë rënë ndjeshëm që nga prezantimi në 2016 i një sistemi të ri të shkëmbimit automatik të informacionit mes juridiksioneve.

Por Oxfam vlerëson se mund të jenë ende 3.55 trilionë dollarë të mbrojtura nga taksat, një vlerë që përfaqëson më shumë se 3% të PBB-së globale. 

Vlerësime nga studime të mëparshme sugjerojnë se 80% e kësaj pasurie, ose më shumë se 2.84 trilionë dollarë, është ndoshta në pronësi të 0.1% më të pasurve të botës.

Kjo do të thotë se ky grup shumë i vogël njerëzish mban pasuri për të cilat nuk paguan taksa, në vlerë të barabartë me pasurinë totale të gjysmës më të varfër të popullsisë globale.

[Edhe ![Si u fsheh pasuria milionëshe e Abramovichit përmes dokumenteve të falsifikuara për t’iu shmangur taksave](https://resources.koha.net/images/2022/March/10/skynews-roman-abramovich-chelsea_55383751646903929.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 12 tet 2026 Si u fsheh pasuria milionëshe e Abramovichit përmes dokumenteve të falsifikuara për t’iu shmangur taksave](https://www.koha.net/bote/si-u-fsheh-pasuria-milioneshe-e-abramovichit-permes-dokumenteve-te-falsifikuara-per-tiu-shmangur-taksave)

Kërkimi u publikua për të shënuar 10-vjetorin e publikimit të Panama Papers, një hetim që ekspozoi funksionimin e brendshëm të parajsave tatimore.

Oxfam është pjesë e një fushate globale për të mobilizuar thirrje për një taksë globale progresive mbi pasurinë, përfshirë përmes negociatave në Kombet e Bashkuara mbi një kuadër bashkëpunimi tatimor.

Ajo gjithashtu kërkoi që vendet e Jugut Global të përfshihen në “Standardin e Përbashkët të Raportimit”, sistemin që lejon shkëmbimin e informacionit mes juridiksioneve.

[#pasuria](https://www.koha.net/tag/pasuria) [#taksat](https://www.koha.net/tag/taksat) [#fshehja](https://www.koha.net/tag/fshehja) [#evazion fiskal](https://www.koha.net/tag/evazion-fiskal)

Artikuj të ngjashëm

- [![Mbi 32% e zyrtarëve nuk e kanë deklaruar pasurinë, afat edhe gjashtë ditë](https://resources.koha.net/images/2024/September/07/77c8fd8f-03df-4b78-a461-d91bbb5f45a9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 mar 2026 Mbi 32% e zyrtarëve nuk e kanë deklaruar pasurinë, afat edhe gjashtë ditë](https://www.koha.net/arberi/mbi-32percent-e-zyrtareve-nuk-e-kane-deklaruar-pasurine-afat-edhe-gjashte-dit)
- [![Edhe dy javë afat, deri tash më pak se 20% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë](https://resources.koha.net/images/2026/March/16/9a526fc4-a712-47a1-8bfd-5e746647b961.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 mar 2026 Edhe dy javë afat, deri tash më pak se 20% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë](https://www.koha.net/arberi/edhe-dy-jave-afat-deri-tash-me-pak-se-20-e-zyrtareve-kane-deklaruar-pasurine)
- [![NYT: Si i fitoi familja Trump 1.4 miliardë dollarë gjatë presidencës](https://resources.koha.net/images/2026/January/21/a1ee8e74-7c51-42c1-99fa-a8227a47c1b9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 jan 2026 NYT: Si i fitoi familja Trump 1.4 miliardë dollarë gjatë presidencës](https://www.koha.net/bote/nyt-si-i-fitoi-familja-trump-14-miliarde-dollare-gjate-presidences)
- [![Kina shënon suficit historik tregtar prej 1.2 trilionë dollarësh pavarësisht tarifave të Trumpit](https://resources.koha.net/images/2026/January/14/866569a8-7f97-4cc1-a5d5-6145b8ba89a4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 14 jan 2026 Kina shënon suficit historik tregtar prej 1.2 trilionë dollarësh pavarësisht tarifave të Trumpit](https://www.koha.net/bote/kina-shenon-suficit-historik-tregtar-prej-12-trilione-dollaresh-pavaresisht-tarifave-te-trumpit)

[Arbëri.]() [Konjufca: Për çfarë të ardhme evropiane flet Gjuriqi kur del në foto me kriminelin Radoiçiq](https://www.koha.net/arberi/konjufca-per-cfare-te-ardhme-evorpiane-flet-gjuriqi-kur-del-ne-foto-me-kriminelin-radoiciq)

[Botë.]() [Zelensky thotë se sistemi i paralajmërimit të hershëm për sulmet ruse është rikthyer](https://www.koha.net/bote/zelensky-thote-se-sistemi-i-paralajmerimit-te-hershem-per-sulmet-ruse-eshte-rikthyer)

[Arbëri.]() [Hasimja: Rama s’mund të japë dorëheqje, ka frikë nga përballja me drejtësinë](https://www.koha.net/arberi/hasimja-rama-smund-te-jape-doreheqje-ka-frike-nga-perballja-me-drejtesine)

[Arbëri.]() [Ndalohet një person për nxjerrje të kundërligjshme të dokumenteve zyrtare në Leposaviq](https://www.koha.net/arberi/ndalohet-nje-person-per-nxjerrje-te-kunderligjshme-te-dokumenteve-zyrtare-ne-leposaviq)

[Arbëri.]() [BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi, por duhet vullnet nga palët](https://www.koha.net/arberi/be-kallasi-e-gatshme-te-organizoje-takim-te-nivelit-te-larte-kosove-serbi-por-duhet-vullnet-nga-palet)

[Arbëri.]() [Franca kërkon përgjegjësi për Banjskën, kritikon ndryshimet në Ligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/franca-kerkon-pergjegjesi-per-banjsken-kritikon-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Super të pasurit e botës mund të kenë fshehur mbi 3,5 trilionë dollarë nga taksat","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/super-te-pasurit-e-botes-mund-te-kene-fshehur-mbi-3-trilione-dollare-nga-taksat","datePublished":"2026-04-02T11:55:58+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:50:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":345,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Të pasurit më të mëdhenj të botës mund të kenë fshehur deri në 3.55 trilionë dollarë nga autoritetet tatimore, sipas vlerësimeve të Oxfam-it.Organizata globale","url":"https://www.koha.net/bote/super-te-pasurit-e-botes-mund-te-kene-fshehur-mbi-3-trilione-dollare-nga-taksat","keywords":"pasuria, taksat, fshehja, evazion fiskal","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/April/02/b33b5e3f-4d30-4094-b718-8eb904e67830.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
