Support TIME. Preserve the truth.
World

Spain with over 163 thousand jobs lost in August alone

Flag of Spain

Tregu i punës në Spanjë ka shënuar rënie gjatë muajit gusht. Bazuar në të dhënat e publikuara nga sistemi i Sigurimeve Shoqërore, janë regjistruar 162 mijë e 840 kontribuues më pak, ndërsa numri i të papunëve është rritur për 44 mijë e 419 persona.

Rënia e punësimit është e lidhur kryesisht me faktorët sezonalë, pasi gushti tradicionalisht shënon përfundimin e një pjese të sezonit turistik dhe ndërprerjen e kontratave në sektorë të caktuar, veçanërisht në arsim.

Megjithatë, shifra e gushtit përbën rënie më të vogël të punësimit se në çdo gusht tjetër që nga pandemia COVID-19, raportoi "Euronews".

Në bazë vjetore, tregu spanjoll i punës ka krijuar rreth 680 mijë vende pune.

Sektori i arsimit ka regjistruar humbjet më të mëdha gjatë muajit. Më shumë se 78 mijë mësues dhe punonjës të tjerë të arsimit kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore, kryesisht për shkak të pushimeve verore dhe përfundimit të përkohshëm të kontratave.

Rënia e punësimit është ndikuar gjithashtu nga përfundimi i periudhës së pikut turistik. Ministrja e Punës dhe zëvendëskryeministrja e dytë e Spanjës, Yolanda Diaz, e ka cilësuar rritjen e papunësisë si fenomen që përsëritet gjatë muajve të verës për shkak të natyrës sezonale të shumë vendeve të punës.