Support TIME. Preserve the truth.
World

How Russia is using a 'super app' to spy on its citizens

How Russia is using a 'super app' to spy on its citizens

Përgjatë 18 muajve të fundit, dhjetëra miliona rusë kanë qenë të detyruar të instalojë një aplikacion të ri në telefonat e tyre – të dizajnuar për mesazhe dhe pagesa – të quajtur “Max”.

Autoritetet e kanë proklamuar këtë aplikacion si alternativë patriotike për “Telegramin” dhe “Whatsappin”. Ai është promovuar me video e reklama gjithandej. Gjatë verës, u bë aplikacioni më i përdorur në shtet.

Ai është produkt i kompanisë “VKontakte”, kompani ruse e rrjeteve sociale, që është thellë e lidhur me shtetin. Madje është raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka përqindje indirekte në “Max”.

“Max” kombinon ekosistem të shërbimeve në një platformë të vetme. Aty ka një numër “miniaplikacionesh” që përdoren për të lehtësuar jetën e përditshme në Rusi – përfshirë aplikacione bankare, aplikacione për mesazhe dhe aplikacione për çështje kyçe civile. “Superaplikacioni” më i njohur në botë është “WeChat” në Kinë.

Por përderisa “WeChat” në Kinë është zhvilluar për dekada, “Max” është imponuar më shpejt për shkak të mundësisë së aktivizimit pa internet fare.

Hulumtimet më të reja kanë treguar për kapacitetet e fuqishme të “Maxit”. Sipas Roya Ensafi, profesoreshë e asociuar në shkenca kompjuterike në Universitetin e Michiganit, “Max” përdor “taktikën më të mençur dhe më të frikshme nga qeveritë autoritare” për t’i mbikëqyrur qytetarët.

“‘Max’ është model që çdo qeveri mund ta ndjekë drejt autoritarizmit digjital”, ka thënë Ensafi.

Ekipi i Ensafit ka marrë versionin e aplikacionit që përdoret në Rusi. Në hulumtim ata kanë gjetur se “Max” mund të bëjë shkrepje të pajisjeve që përdorin qytetarët – pa dijeninë e tyre fare. Aplikacioni po ashtu mund t’i qaset të gjitha informacioneve që ruhen nëpër “miniaplikacionet”, përfshirë në mesazhe dhe pagesa. Ai madje mund të veprojë në emër të përdoruesve pa e ditur ata fare.

Sipas Ensafit, përmes kodeve që mund t’i futë vetë shteti në aplikacion, mund të nisin sulme kibernetike.

Shumë rusë që punojnë në institucione shtetërore janë detyruar të marrin aplikacionin.

E Ensafi ka thënë se “suksesi i Rusisë për përdorim të shpejtë të ‘Maxit’ duhet të jetë thirrje për zgjim”.