---
description: Raporti preliminar ka konstatuar se çarja në një segment të drejtë të shinave ka ndodhur para kalimit të trenit me shpejtësi të lartë që doli nga shinat, duke s
title: Del raporti preliminar, ja si u shkaktua aksidenti me tren në Spanjë
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/23/1bdd031d-fe99-4b63-b321-9e6c96b08d3b.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Shina ishte e çarë para aksidentit të trenit që la dhjetëra të vdekur në Spanjë

![treni](https://resources.koha.net/images/2026/January/23/1bdd031d-fe99-4b63-b321-9e6c96b08d3b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 23 janar 2026 19:40
- Shpërndaje në:

- 23 janar 2026 19:40
- Shpërndaje në:

Raporti preliminar ka konstatuar se çarja në një segment të drejtë të shinave ka ndodhur para kalimit të trenit me shpejtësi të lartë që doli nga shinat, duke shkaktuar aksidentin e rëndë hekurudhor të së dielës së kaluar në Spanjë, ku vdiqën 45 persona, shkruan BBC.

Treni i operuar nga kompania private Iryo doli nga shinat, ndërsa vagonët e pasmë kaluan në binarin e kundërt dhe u përplasën me një tren që po vinte përballë, i operuar nga kompania shtetërore Renfe.

Komisioni hetimor hekurudhor CIAF bëri të ditur se jo vetëm vagonët e përparmë të trenit të Iryos, të cilët mbetën në shina, kishin “gërvishtje” në rrota, por se edhe tre trena të tjerë, që kishin kaluar më herët në të njëjtin segment, shfaqnin shenja të ngjashme.

Një hapësirë prej afro 40 centimetrash në shina është bërë pika kryesore e hetimit për shkaqet e aksidentit.

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/January/23/e999b7b1-49c9-473a-8a34-57d5fb89d213.webp?q=90&w=980)

Përplasja vdekjeprurëse ndodhi rreth një orë pasi treni i Iryos ishte nisur nga Malaga drejt Madridit.

Sipas raportit, tre vagonët e fundit të trenit dolën nga shinat dhe u përplasën me trenin e Renfes që udhëtonte drejt Huelvas.

[Edhe ![Spanja dërgon makineri të rëndë për të nxjerrë trupa nën mbetjet e trenave të përplasur](https://resources.koha.net/images/2026/January/20/b1adddc0-4bd0-4988-ac29-19b8e65df409.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 jan 2026 Spanja dërgon makineri të rëndë për të nxjerrë trupa nën mbetjet e trenave të përplasur](https://www.koha.net/bote/spanja-dergon-makineri-te-rende-per-te-gjetur-trupa-nen-mbetjet-e-trenave-te-perplasur)

“Vagoni i gjashtë doli nga shinat për shkak të mungesës së plotë të vazhdimësisë së shinës”, thuhet në raport.

Shumica e viktimave dhe të lënduarve ndodheshin në vagonët e përparmë të trenit të operuar nga kompania shtetërore.

[#treni](https://www.koha.net/tag/treni) [#Spanja](https://www.koha.net/tag/spanja)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shkon në 39 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Spanjë](https://resources.koha.net/images/2026/January/19/7f957be9-9d8c-4c3c-8a0e-84508758a6bf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 jan 2026 Shkon në 39 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Spanjë](https://www.koha.net/bote/shkon-ne-39-numri-i-te-vdekurve-nga-perplasja-e-trenave-ne-spanje)
- [![Shkon në 10 numri i të vdekurve nga dalja e trenave nga shinat në Spanjë](https://resources.koha.net/images/2026/January/18/d625b67b-6c69-4bef-9307-d76c5acf37d9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 jan 2026 Shkon në 10 numri i të vdekurve nga dalja e trenave nga shinat në Spanjë](https://www.koha.net/bote/dy-te-vdekur-ne-spanje-pasi-dy-trena-dalin-nga-shinat)
- [![Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, humb jetën një person e lëndohen të paktën 15](https://resources.koha.net/images/2026/January/20/dce9f63f-eb6d-4153-8587-6c0da025d5c5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 jan 2026 Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, humb jetën një person e lëndohen të paktën 15](https://www.koha.net/bote/tjeter-aksident-hekurudhor-ne-spanje-humb-jeten-nje-person-e-lendohen-te-pakten-15)
- [![Osmani e Kurti shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë](https://resources.koha.net/images/2025/January/20/eea169d8-a6d5-41ae-a0b1-7424b1a37ecb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 jan 2026 Osmani e Kurti shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë](https://www.koha.net/arberi/osmani-e-kurti-shprehin-solidaritet-pas-aksidentit-tragjik-hekurudhor-ne-spanj)

[Arbëri.]() [Bytyqi: E vetmja pikë e veçantë e Rezolutës është Komisioni Hetimor për vrasjen e Zekajt, tjerat të panevojshme](https://www.koha.net/arberi/bytyqi-e-vetmja-pike-e-vecante-e-rezolutes-eshte-komisioni-hetimor-per-vrasjen-e-zekajt-tjerat-te-panevojshme)

[Kronikë.]() [Pesë të lënduar nga një aksident në Gjakovë, një grua e një fëmijë më rëndë](https://www.koha.net/kronike/pese-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-gjakove-nje-grua-e-nje-femije-me-rende)

[Arbëri.]() [Rrecaj: Prokurorët dhe gjyqtarët, në nivelin e fmijaqave, janë një nga arsyet pse po ndodhin vrasjet](https://www.koha.net/arberi/rrecaj-prokuroret-dhe-gjyqtaret-ne-nivelin-e-fmijaqave-jane-nje-nga-arsyet-pse-po-ndodhin-vrasjet)

[Futboll.]() [Paraqitje e mirë e Osmanit dhe Gashit për ekipin e dytë të Bayernit](https://www.koha.net/futboll/paraqitje-e-mire-e-osmanit-dhe-gashit-per-ekipin-e-dyte-te-bayernit)

[Futboll.]() [Droni ndërpret ndeshjen e Arsenalit për Kupë](https://www.koha.net/futboll/droni-nderpret-ndeshjen-e-arsenalit-per-kupe)

[Basketboll.]() [Rëndohet gjendja për Prishtinën, BAT-i e sanksionon për dy raste](https://www.koha.net/basketboll/rendohet-gjendja-per-prishtinen-bat-i-e-sanksionon-per-dy-raste)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Del raporti preliminar, ja si u shkaktua aksidenti me tren në Spanjë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/shina-ishte-e-care-para-aksidentit-te-trenit-qe-la-dhjetera-te-vdekur-ne-spanje","datePublished":"2026-01-23T19:40:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:35:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":256,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Raporti preliminar ka konstatuar se çarja në një segment të drejtë të shinave ka ndodhur para kalimit të trenit me shpejtësi të lartë që doli nga shinat, duke s","url":"https://www.koha.net/bote/shina-ishte-e-care-para-aksidentit-te-trenit-qe-la-dhjetera-te-vdekur-ne-spanje","keywords":"treni, Spanja","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/23/1bdd031d-fe99-4b63-b321-9e6c96b08d3b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
