---
description: Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndalesë për importin e një sërë produktesh kanadeze, përfshirë pijet alkoolike, produktet e qumështit dhe motoçikletat, në një
title: SHBA-ja ndalon importin e alkoolit, motoçikletave dhe produkteve të tjera nga Kanadaja
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/09/251f0fed-9e4c-4b40-908c-42e1703880d7.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# SHBA-ja ndalon importin e alkoolit, motoçikletave dhe produkteve të tjera nga Kanadaja

![Donald Trump \& Mark Carney](https://resources.koha.net/images/2026/September/09/251f0fed-9e4c-4b40-908c-42e1703880d7.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 9 shtator 2026 08:39
- Shpërndaje në:

- 9 shtator 2026 08:39
- Shpërndaje në:

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndalesë për importin e një sërë produktesh kanadeze, përfshirë pijet alkoolike, produktet e qumështit dhe motoçikletat, në një tjetër përshkallëzim të luftës tregtare mes dy vendeve.

Në një seri urdhrash ekzekutivë të nënshkruar të martën, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Kanadaja po “diskriminon” Shtetet e Bashkuara dhe njoftoi ndalimin e importeve të këtyre produkteve, i cili do të hyjë në fuqi më 29 shtator.

Më herët të martën, kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi përmes një videoje se orientimi i Kanadasë drejt largimit nga SHBA-ja si partneri i saj më i madh tregtar “do të ketë një kosto”.

Zyrtarët amerikanë dhe kanadezë kanë deklaruar se duan të arrijnë marrëveshje tregtare, por që nga fundi i gushtit, kur negociatat dështuan, nuk janë zhvilluar bisedime të reja.

Masat e reja të Shtëpisë së Bardhë janë goditja e fundit në luftën tregtare që prej muajsh po zhvillohet mes SHBA-së dhe Kanadasë. Dy vendet kanë qenë historikisht aleatë të ngushtë dhe partnerë të rëndësishëm ekonomikë për njëri-tjetrin.

Më shumë se dy të tretat e eksporteve të Kanadasë përfundojnë në tregun amerikan. Në anën tjetër, Kanadaja është partneri i dytë më i madh tregtar i SHBA-së, pas Meksikës, megjithëse eksportet amerikane janë më të diversifikuara.

[#Donald Trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#Mark Carney](https://www.koha.net/tag/mark-carney) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba) [#Kanadaja](https://www.koha.net/tag/kanadaja)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kanadaja i kundërpërgjigjet SHBA-së me tarifa, Carney thotë se lufta tregtare “do të ketë kosto”](https://resources.koha.net/images/2025/March/16/24144a15-ef2f-4378-9ac9-124f16c4f973.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 sht 2026 Kanadaja i kundërpërgjigjet SHBA-së me tarifa, Carney thotë se lufta tregtare “do të ketë kosto”](https://www.koha.net/bote/kanadaja-i-kunderpergjigjet-shba-se-me-tarifa-carney-thote-se-lufta-tregtare-do-te-kete-kosto)
- [![Kanadaja kundërpërgjigjet me tarifa deri në 50% ndaj SHBA-së](https://resources.koha.net/images/2026/August/22/a05e88dc-1e86-4a79-bb58-1b5ce6fbd620.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 sht 2026 Kanadaja kundërpërgjigjet me tarifa deri në 50% ndaj SHBA-së](https://www.koha.net/bote/ne-kanada-hyjne-ne-fuqi-tarifat-hakmarrese-ndaj-shba-se)
- [![Carney: S’pranojmë qëndrime se Kanadaja është një degë e SHBA-së](https://resources.koha.net/images/2025/May/21/272ac8ea-5788-4264-8aab-ea13308e0c9d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 gus 2026 Carney: S’pranojmë qëndrime se Kanadaja është një degë e SHBA-së](https://www.koha.net/bote/carney-spranojme-qendrime-se-kanadaja-eshte-nje-dege-e-shba-se)
- [![Trumpi thotë se Kanadaja dëshiron benefite si të ishte shtet i SHBA-së](https://resources.koha.net/images/2026/August/11/733feb90-dac9-40ed-bfb8-e80d376efc7f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 23 gus 2026 Trumpi thotë se Kanadaja dëshiron benefite si të ishte shtet i SHBA-së](https://www.koha.net/bote/trump-kanadaja-do-benefite-si-te-ishte-shtet-i-shba-se)
- [![Përshkallëzohen tensionet tregtare SHBA-Kanada](https://resources.koha.net/images/2026/August/22/a05e88dc-1e86-4a79-bb58-1b5ce6fbd620.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 gus 2026 Përshkallëzohen tensionet tregtare SHBA-Kanada](https://www.koha.net/bote/pershkallezohen-tensionet-tregtare-shba-kanada)

[Kronikë.]() [Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-albert-sylaj-i-dyshuari-per-vrasjen-e-arlinda-zekajt)

[Arbëri.]() [Vrasja e Zekajt, Sijarina: Komisioni hetimor strategji e Qeverisë për të blerë kohë](https://www.koha.net/arberi/vrasja-e-zekajt-sijarina-komisioni-hetimor-strategji-e-qeverise-per-te-blere-kohe)

[Futboll.]() [Sabitzer ia siguron Dortmundit fitoren](https://www.koha.net/futboll/sabitzer-ia-siguron-dortmundit-fitoren)

[Futboll.]() [Kolni kalon tutje, El Mala shkëlqen me dy gola](https://www.koha.net/futboll/kolni-kalon-tutje-el-mala-shkelqen-me-dy-gola)

[Futboll.]() [Como vazhdon me fitore](https://www.koha.net/futboll/como-vazhdon-me-fitore)

[Futboll.]() [Roma kthehet te fitorja](https://www.koha.net/futboll/roma-kthehet-te-fitorja)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"SHBA-ja ndalon importin e alkoolit, motoçikletave dhe produkteve të tjera nga Kanadaja","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/shba-ja-ndalon-importin-e-alkoolit-motocikletave-dhe-produkteve-te-tjera-nga-kanadaja","datePublished":"2026-09-09T08:39:11+02:00","dateModified":"2026-09-09T08:39:40+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":236,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndalesë për importin e një sërë produktesh kanadeze, përfshirë pijet alkoolike, produktet e qumështit dhe motoçikletat, në një","url":"https://www.koha.net/bote/shba-ja-ndalon-importin-e-alkoolit-motocikletave-dhe-produkteve-te-tjera-nga-kanadaja","keywords":"Donald Trump, Mark Carney, shba, Kanadaja","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/09/251f0fed-9e4c-4b40-908c-42e1703880d7.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
