SHBA-ja ka larguar Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit pas 47 vjetësh, duke hequr ato që i ka cilësuar si “pengesat e fundit të mëdha” për investimet e sektorit privat në vend dhe riintegrimin e tij në ekonominë globale.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se ky vendim është marrë në shenjë njohjeje për veprimet pozitive të qeverisë siriane për t’u distancuar plotësisht nga aktet e terrorizmit ndërkombëtar.
Administrata Trump ka krijuar marrëdhënie të mirë me presidentin e ri të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, një ish-militant ndaj të cilit dikur ishte vendosur një shpërblim nga SHBA-ja, kur ai ishte udhëheqës i një fraksioni të lidhur me al-Qaeda-n.
Edhe grupi i tij islamist, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), është hequr nga lista amerikane e organizatave terroriste ndërkombëtare.
HTS, i njohur më parë si Fronti al-Nusra, ishte degë e al-Qaeda-s në Siri deri në vitin 2016, kur Sharaa ndërpreu lidhjet me rrjetin xhihadist.
also
Iran war spreads to the Red Sea and Caspian Sea, US gives up attacks
Në fund të vitit 2024, HTS udhëhoqi ofensivën e rebelëve që rrëzoi ish-presidentin Bashar al-Assad dhe aktualisht dominon administratën kalimtare të Sharaas.
SHBA-ja shpreson ta afrojë Sirinë me sferën e saj të ndikimit dhe jo me atë të Rusisë apo Kinës. Por rreziqet mbeten të mëdha, pasi Siria është ende larg të qenit e sigurt dhe i mungon një qeverisje përfaqësuese. Vendi është gjithashtu në qendër të tensioneve në rritje mes fqinjëve të tij, Izraelit dhe Turqisë.
Rubio ka thënë të hënën se ky vendim, i paralajmëruar fillimisht në korrik, do t'u jepte sirianëve “një rrugë drejt prosperitetit”.
Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, ka deklarua në një videomesazh pas njoftimit se Siria po "shkarkohet nga një barrë e rëndë" dhe po ecën drejt zhvillimit.
also
US lifts naval blockade on Iran
Syrian President Ahmed al-Sharaa said in a video message that Syria is ‘shaking off a dark burden’ and moving toward development after the United States removed it from its list of state sponsors of terrorism https://t.co/eZ28f6d9jr pic.twitter.com/CCglpVPk1P
- Reuters (@Reuters) August 25, 2026
Heqja e Sirisë nga lista amerikane e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, ku vendi ndodhej që nga viti 1979, lë vetëm tri shtete në listë: Kubën, Korenë e Veriut dhe Iranin.
Përfshirja në këtë listë sjell sanksione financiare, kufizime për ndihmën e huaj amerikane dhe eksportet e shitjet e pajisjeve të mbrojtjes. Ajo mund të ndëshkojë gjithashtu individë dhe vende të tjera që bëjnë tregti me shtetin e sanksionuar.