---
description: Serbia është pajtuar me sanksionet e reja të Bashkimit Evropian, është bërë...
title: Serbia i vë sanksione Bjellorusisë pak ditë pasi nga ajo mori 4 aeroplanë donacion
image: https://resources.koha.net/images/2021/June/21/mig-bjellorusi1624291194.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Serbia i vë sanksione Bjellorusisë pak ditë pasi nga ajo mori 4 aeroplanë donacion

![](https://resources.koha.net/images/2021/June/21/mig-bjellorusi1624291194.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 21 qershor 2021 19:59
- Shpërndaje në:

- 21 qershor 2021 19:59
- Shpërndaje në:

Serbia është pajtuar me sanksionet e reja të Bashkimit Evropian, është bërë e ditur sot nga BE-ja, pas takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të bllokut, shkruan gazeta “Danas”.

Sanksionet e reja ndër të tjera kanë të bëjnë me ndalim të fluturimit dhe të aterrimit mbi shtetet e bllokut, të shteteve kandidate për anëtarësim në BE, si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Serbia, si dhe të shteteve që i përkasin zonës ekonomike evropiane si Islanda, Lihtenshtajni e Norvegjia.

Kjo është hera e parë që Serbia ndjek politikën e jashtme të BE-së kur bëhet fjalë për shtetet e Lindjes. Në fakt, Bjellorusia llogaritet si shtet mik i Serbisë. Para pak ditësh, Serbia pranoi donacion nga Bjellorusia katër aeroplanë luftarakë MiG-29.

Serbia në të kaluarën ka refuzuar t’i bashkohet BE-së për sanksione ndaj Rusisë e Bjellorusisë, ndonëse kërkon anëtarësimin në BE.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kohë që ndjek atë që është vlerësuar politikë oportuniste: “Miqësi në të katër anët” – me Rusinë e shtetet e Lindjes, Kinën, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

Sanksionet e reja të BE-së vijnë pasi Bjellorusia ka devijuar me forcë një avion të kompanisë Ryanair, muajin e kaluar, për të arrestuar një gazetar kritik të pushtetit që ndodhej në bordin e tij. Po ashtu, presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko, është akuzuar për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit të shkuar dhe BE-ja nuk i ka njohur. Ai i ka shtypur me forcë protestat anti-qeveritare.

Artikuj të ngjashëm

- [![BE-ja pajtohet për sanksione të reja kundër Bjellorusisë](https://resources.koha.net/images/2021/March/19/auto_flamuri_i_be_bashkimi_evropian_ilustrim_-_r_115605280701616154782.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 qer 2021 BE-ja pajtohet për sanksione të reja kundër Bjellorusisë](https://www.koha.net/bote/be-ja-pajtohet-per-sanksione-te-reja-kunder-bjellorusise)
- [![Vendet e BE-së sanksionojnë Bjellorusinë](https://resources.koha.net/images/2024/June/26/00b3f2a1-609f-4603-8ae4-02eb93a2c6e7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 26 qer 2024 Vendet e BE-së sanksionojnë Bjellorusinë](https://www.koha.net/bote/vendet-e-be-se-sanksionojne-bjellorusine)
- [![Sanksionet e reja për naftën ruse godasin edhe Serbinë](https://resources.koha.net/images/2022/October/05/AP221113691702031664988320.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 tet 2022 Sanksionet e reja për naftën ruse godasin edhe Serbinë](https://www.koha.net/bote/sanksionet-e-reja-per-naften-ruse-godasin-edhe-serbine)
- [![BE-ja ultimatum Serbisë: Sanksione Rusisë ose të presin ndëshkime](https://resources.koha.net/images/2022/September/13/aleksandar_vuciq_51663088235.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 sht 2022 BE-ja ultimatum Serbisë: Sanksione Rusisë ose të presin ndëshkime](https://www.koha.net/bote/be-ja-ultimatum-serbise-sanksione-rusise-ose-te-presin-ndeshkime)
- [![Bjellorusia ngrin aktivitetin e 190 kompanive të huaja](https://resources.koha.net/images/2022/July/05/41990_main_img1657013557.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 kor 2022 Bjellorusia ngrin aktivitetin e 190 kompanive të huaja](https://www.koha.net/bote/bjellorusia-ngrin-aktivitetin-e-190-kompanive-te-huaja)

[Botë.]() [Numër më i vogël protestuesish sot në Francë](https://www.koha.net/bote/numer-me-i-vogel-protestuesish-sot-ne-france)

[Futboll.]() [Chelsea thellon krizën e Man. Unitedit](https://www.koha.net/futboll/chelsea-thellon-krizen-e-man-unitedit)

[Arbëri.]() [Kurti i habitur që VV-ja u lidh me protestat në Shqipëri: Ne tash jemi forcë qeverisëse](https://www.koha.net/arberi/kurti-i-habitur-qe-vv-ja-u-lidh-me-protestat-ne-shqiperi-ne-tash-jemi-force-qeverisese)

[Futboll.]() [Prishtina kthehet te fitorja, Llapi “zhytet” në krizë](https://www.koha.net/futboll/prishtina-kthehet-te-fitorja-llapi-zhytet-ne-krize)

[Futboll.]() [Drita fiton pa telashe ndaj Vushtrrisë](https://www.koha.net/futboll/drita-fiton-pa-telashe-ndaj-vushtrrise)

[Arbëri.]() [Protestuesit në Shqipëri hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë](https://www.koha.net/arberi/tensione-ne-shqiperi-studentet-nuk-pranojne-bashkimin-me-deputetet-e-pd-opozita-jemi-ne)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Serbia i vë sanksione Bjellorusisë pak ditë pasi nga ajo mori 4 aeroplanë donacion","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/serbia-i-ve-sanksione-bjellorusise-pak-dite-pasi-nga-ajo-mori-4-aeroplane-donacion","datePublished":"2021-06-21T19:59:12+02:00","dateModified":"2026-07-11T01:20:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":269,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Serbia është pajtuar me sanksionet e reja të Bashkimit Evropian, është bërë...","url":"https://www.koha.net/bote/serbia-i-ve-sanksione-bjellorusise-pak-dite-pasi-nga-ajo-mori-4-aeroplane-donacion","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2021/June/21/mig-bjellorusi1624291194.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
