Support TIME. Preserve the truth.
World

We will not surrender through diplomacy, says Iranian parliament speaker

Mohammad Bagher Ghalibaf

Photo: Associated Press

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka thënë të martën se Irani e kontrollon Ngushticën e Hormuzit.

“Ngushtica e Hormuzit është një vend ku të paktën 120 anije kalonin çdo 24 orë”, ka thënë ai në një video të publikuar në një kanal të televizionit shtetëror iranian në Telegram. 

“Edhe nëse tani dy ose tre anije arrijnë të kalojnë në disa net, kjo në fakt tregon se ne kemi kontroll mbi të gjithë Ngushticën e Hormuzit”, ka shtuar.

“Objektivi i armikut në këtë luftë hibride është të shkaktojë trazira dhe kaos brenda vendit. Ky është qëllimi i tyre keqdashës. ... Ose mund të përpiqen të na detyrojnë të dorëzohemi përmes diplomacisë. Kurrë”, është shprehur Ghalibaf.

Irani ka qenë duke bashkëpunuar me Omanin, i cili ndodhet në anën jugore të Ngushticës së Hormuzit, për hartimin e një kuadri për menaxhimin e trafikut detar, megjithëse mbetet e paqartë nëse ky plan do të ishte i pranueshëm për SHBA-në.

Vendet e tjera të Gjirit kanë theksuar nevojën për rihapjen e ngushticës pa kushte.

Të martën SHBA-ja ka njoftuar se ka kryer sulme të reja ndaj objektivave në Iran, pasi Teherani zyrtar kishte kryer sulme ndaj disa anijeve saudite në Hormuz.