Support TIME. Preserve the truth.
World

Russia has not yet decided whether to hold Putin-Trump summit in December

Donald Trump and Vladimir Putin

Kremlini ka deklaruar të enjten se ende nuk është marrë asnjë vendim për një samit të mundshëm në dhjetor midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij amerikan, Donald Trump, si dhe se është ende herët për të folur mbi agjendën e një takimi të tillë.

Shtetet e Bashkuara e kanë ftuar Putinin në një takim të G20-ës në dhjetor në Miami, Florida, ku ai mund të zhvillonte një samit me Trumpin, ka thënë të mërkurën sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

"Është e parakohshme të flitet për këtë tani. Ende nuk është marrë asnjë vendim. Sigurisht që e vlerësojmë këtë ftesë dashamirëse; ajo do të shqyrtohet dhe koordinohet, dhe më pas do të merret një vendim i përshtatshëm”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit të kaluar, Trumpi është përpjekur të ndërmjetësojë dhënien fund të luftës në Ukrainë, por pa arritur ndonjë përparim thelbësor.

Peskov ka përsëritur qëndrimin e Rusisë se ajo kërkon një marrëveshje paqeje dhe jo një armëpushim të përkohshëm.