Support TIME. Preserve the truth.
World

Russia releases 74-year-old American after Witkoff visit

Stephen Hubbard

Photo: Associated Press

Stephen Hubbard, një shtetas amerikan i ndaluar në Rusi për më shumë se katër vjet, është liruar pas vizitës së të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, në Shën Petersburg, raportojnë mediat shtetërore ruse.

Hubbard, një mësues në pension nga shteti i Miçiganit, ishte klasifikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit si person i ndaluar padrejtësisht. Të martën, presidenti Donald Trump ka thënë se e kishte ngritur çështjen e Hubbardit në bisedën me presidentin rus, Vladimir Putin.

Para udhëtimit të Witkoffit në Moskë, një zyrtar amerikan ka thënë se vizita e të dërguarit të posaçëm “pritet të përfshijë përpjekje për të siguruar lirimin e shtetasit amerikan Hubbard, të ndaluar padrejtësisht, duke pasqyruar angazhimin e vazhdueshëm të presidentit Trump për t’i kthyer amerikanët në atdhe”.

Hubbard ka kaluar disa dekada jashtë vendit duke punuar si mësues i gjuhës angleze. Në vitin 2014, ai u zhvendos në qytetin ukrainas të Iziumit, në lindje të vendit, i cili u pushtua nga forcat ruse në fillim të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, në vitin 2022.

Sipas mediave shtetërore ruse, prokurorët rusë pretenduan se Hubbard kishte luftuar në Izium pasi kishte nënshkruar një kontratë me pagesë prej rreth 1.000 dollarësh në muaj. Motra e tij, Patricia Hubbard Fox, e ka hedhur poshtë akuzën si një gënjeshtër.

Hubbard është amerikani i fundit që lirohet nga ndalimi në Rusi. Në gusht, Robert Gilman është liruar nga ndalimi rus për arsye humanitare, mes shqetësimeve të mëdha për gjendjen e tij shëndetësore.

Ish-marinsi amerikan ishte në gjendje të rëndë kequshqyerjeje kur u kthye në SHBA me një avion të posaçëm mjekësor. Organizata që kishte mbrojtur çështjen e tij ka thënë se Gilman ishte torturuar gjatë qëndrimit në paraburgim në Rusi.