Rusia ka liruar një ish-marins amerikan, i cili ishte burgosur në vitin 2022 dhe që raportohej se kishte probleme shumë të rënda shëndetësore.
Robert Gilman, nga Masaçusetsi, është liruar "nga paraburgimi për arsye humanitare" dhe ka udhëtuar me një avion amerikan drejt Uashingtonit të martën, sipas Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm i presidentit rus, Vladimir Putin.
Senatori i Masaçusetsit, Ed Markey, ka shkruar në rrjetet sociale se Gilman ishte në gjendje pothuajse të palëvizshme dhe po luftonte me një "rast të rëndë pneumonie" para se të lirohej.
Gilman ishte 28 vjeç kur është arrestuar pasi kishte goditur me shkelm një oficer policie ndërsa ishte i dehur, në një tren që po shkonte drejt Moskës.
Reuters ka raportuar se disa mjekë po kujdeseshin për Gilmanin ndërsa ai kthehej në SHBA dhe se një zyrtar amerikan ka thënë se "ai duket të jetë në gjendje të mirë".
Familja e tij po pret mbërritjen e tij në një spital ushtarak në Teksas, sipas CBS Neës.
also
Trump talks about two possible options regarding Iran
"Jam shumë mirënjohëse ndaj presidentit Trump që shpëtoi jetën e vëllait tim”, ka thënë në një deklaratë Lexie Hudson, motra e tij.
"Nuk ka asnjë arsye tjetër pse Roberti është gjallë sot, përveç faktit që presidenti Trump dëgjoi për rastin dhe ndërmori veprime”, ka shtuar ajo.