Support TIME. Preserve the truth.
World

Rubio: Trump will take up to 60 days to review sanctions on Russia

Donald Trump and Vladimir Putin, Alaska, August 15, 2025

Donald Trump and Vladimir Putin, Alaska, August 15, 2025

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të marrë deri në 60 ditë kohë për të vlerësuar ndikimin ekonomik të sanksioneve dhe tarifave ndaj Rusisë, pasi vendosi të pezullojë përkohësisht disa masa ndëshkuese të lidhura me eksportet ruse. 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se administrata dëshiron të analizojë pasojat që zbatimi i këtyre masave mund të ketë për ekonominë amerikane dhe tregjet globale.

Një ditë pas nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv për pezullimin e sanksioneve dhe tarifave, Trumpi ka njoftuar se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje. 

Duke folur me gazetarët, presidenti amerikan la të kuptohej se vendimi mbetet i hapur. 

“Shumë prej jush ende nuk e dinë se cili është vendimi im, por do ta shqyrtojmë dhe do ta merrni vesh”, është shprehur ai.

Sipas Rubios, Trumpi synon të shfrytëzojë periudhën deri në 60 ditë për të analizuar efektet e mundshme ekonomike të vendosjes së sanksioneve dhe tarifave. 

“Mendoj se presidenti dëshiron ta përdorë këtë periudhë 60-ditore për të analizuar se çfarë do të nënkuptonte vendosja e sanksioneve dhe tarifave për ekonominë globale, por edhe për ekonominë e Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar Rubio për gazetarët përpara nisjes së tij drejt Uzbekistanit.

Trumpi nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për pezullimin e disa masave të parashikuara në ligjin e njohur si “Graham Act”, të cilin e kishte nënshkruar muajin e kaluar, pas kërkesave të ligjvënësve që synojnë të shtojnë presionin ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. 

Masat, të cilat pritej të hynin në fuqi javën e ardhshme, përfshinin tarifa ndaj mallrave ruse dhe ndëshkime tregtare për vendet që importojnë naftë dhe gaz rus.