Support TIME. Preserve the truth.
World

Rubio: Putin will be invited to G20 Summit in Miami

Vladimir Putin

Shtetet e Bashkuara do ta ftojnë presidentin rus, Vladimir Putin në Samitin e G20, që do të mbahet në Miami në dhjetor. Lajmi u bë i ditur nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pas takimit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, raporton Kyiv Independent.

Rubio tha se pjesëmarrja e Putinit do t’i jepte atij mundësinë të zhvillonte bisedime jo vetëm me presidentin amerikan Donald Trump, por edhe me liderë të tjerë botërorë.

“Ne mendojmë se është një mundësi që ai të angazhohet jo vetëm me presidentin, por edhe me liderë të tjerë botërorë. Shpresojmë që ta pranojë këtë ftesë. Ne mbetemi të hapur për dialog”, deklaroi Rubio.

Grupi i 20 vendeve, i njohur si G20, është një forum kryesor ndërkombëtar për bashkëpunimin ekonomik. Rusia vijon të jetë anëtare e G20, ndërsa në vitin 2014 u përjashtua nga G8, pas aneksimit të Krimesë.

Nëse Putini merr pjesë në samit, kjo do të shënonte vizitën e tij të dytë në Shtetet e Bashkuara gjatë mandatit të dytë presidencial të Donald Trumpit. Vizita e parë, pas gati një dekade, u zhvillua në gusht të vitit 2025, kur Putin udhëtoi drejt Alaskës për bisedime mbi luftën në Ukrainë, por takimi nuk solli përparim të rëndësishëm.

Pas samitit në Alaskë, Trump deklaroi në shtator të vitit 2025 se do të dëshironte ta priste Putinin në Samitin e G20.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, disa ditë më parë, tha se do të ishte i gatshëm të takohej me Putinin gjatë samitit.

“Duhet të takohemi, të flasim dhe të marrim vendime”, tha Zelensky.