---
description: Pas asaj që ndodhi në Gjenova të Italisë, është ngritur alarmi dhe...
title: Rrëzimi i urës në Gjenovë ngjall frikë në Evropën me infrastrukturë të vjetruar
image: https://resources.koha.net/images/2018/August/16/unnamed_11534449297.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Rrëzimi i urës në Gjenovë ngjall frikë në Evropën me infrastrukturë të vjetruar

![](https://resources.koha.net/images/2018/August/16/unnamed_11534449297.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 16 gusht 2018 23:53
- Shpërndaje në:

- 16 gusht 2018 23:53
- Shpërndaje në:

Pas asaj që ndodhi në Gjenova të Italisë, është ngritur alarmi dhe frika për gjendjen e infrastrukturës në të gjithë Evropën me ekspertët që paralajmërojnë se disa ura të rëndësishme në kontinent janë në gjendje kritike.

Në Francë, ministrja e transportit ka paralajmëruar se rrjeti i rrugëve është në gjendje kritik pas një studimi të kryer së fundmi nga qeveria franceze sipas të cilit, një e treta e urave të vendit kanë nevojë për riparime dhe se 841 të tilla përbëjnë rrezik potencial.

Në Itali, rreth 300 ura janë në rrezik shembjeje, përfshirë edhe një urë afër agrigjentos në Sicili, projektuar nga i njëjti arkitekt që qëndron edhe pas urës së Gjenovas. Autoritetet siciliane kanë mbyllur strukturën për shkak të dëmtimit të kolonave, përcjell ksp.

Në gjermani, një raport i hartuar nga instituti federal për kërkime autostradale doli në përfundimin se 12.4 për qind e urave të vendit ishin në gjendje jo të mirë dhe vetëm 12.5 për qind konsideroheshin në gjendje të mirë. Shumë nga urat janë ndërtuar në vitet 60-70 dhe një trafik si ky i sotmi nuk ishte imagjinuar.

Në Gjermaninë lindore situata është më e mirë për shkak të punimeve të kryera në vitet 90 dhe 2000, pas ribashkimit. Në anën tjetër, në Holandë, ka shqetësime për gjendjen e urave që mirëmbahen nga autoritetet lokale, por ato nën kontroll qeveritar konsiderohet se janë në gjendje të mirë.

Frika i ka hyrë edhe qeverisë bullgare që ka vendosur të rinovojë më shumë se 200 ura e do ta bëjë këtë me kredi apo përmes buxhetit, me punimet që do të nisin njëkohësisht, pavarësisht se bullgaria është shteti më i varfër i BE.

Artikuj të ngjashëm

- [![Rreth 840 ura në Francë rrezikojnë shembjen](https://resources.koha.net/images/2018/August/19/ura_france_-_epa1534685368.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 gus 2018 Rreth 840 ura në Francë rrezikojnë shembjen](https://www.koha.net/bote/rreth-840-ura-ne-france-rrezikojne-shembjen)
- [![30 % e urave në Francë rrezikojnë shembjen](https://resources.koha.net/images/2018/August/15/gjenova_ura_-_r1534316976.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 gus 2018 30 % e urave në Francë rrezikojnë shembjen](https://www.koha.net/bote/30-e-urave-ne-france-rrezikojne-shembjen)
- [![Bullgaria do të rinovojë të gjitha urat](https://resources.koha.net/images/2018/August/16/bullga1534423346.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 gus 2018 Bullgaria do të rinovojë të gjitha urat](https://www.koha.net/bote/bullgaria-do-te-rinovoje-te-gjitha-urat)
- [![Sipas ekspertëve në Itali janë në rrezik 60% e mbikalimeve rrugore](https://resources.koha.net/images/2018/August/16/16mbik1534420830.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 gus 2018 Sipas ekspertëve në Itali janë në rrezik 60% e mbikalimeve rrugore](https://www.koha.net/bote/sipas-eksperteve-ne-itali-jane-ne-rrezik-60-e-mbikalimeve-rrugore)
- [![35 të vdekur e dhjetëra të plagosur nga shembja e urës në Gjenova](https://resources.koha.net/images/2018/August/14/Genoa-Ura-Itali-Reuters1534268421.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Video 14 gus 2018 35 të vdekur e dhjetëra të plagosur nga shembja e urës në Gjenova](https://www.koha.net/video/35-te-vdekur-e-dhjetera-te-plagosur-nga-shembja-e-ures-ne-gjenova)

[Reklama.]() [Festa e Nëntorit në ETC](https://www.koha.net/reklama-marketing/festa-e-nentorit-ne-etc)

[Arbëri.]() [Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale](https://www.koha.net/arberi/perpraim-rama-intervistohet-nga-prokuroria-speciale)

[Luftarake.]() [Gjakova kërkon të bronztën përmes repesazhit](https://www.koha.net/luftarake/gjakova-kerkon-te-bronzten-permes-repesazhit)

[Kulturë.]() [Krijimet artistike të dinozaurëve si ndihmë për paleontologjinë](https://www.koha.net/kulture/krijimet-artistike-te-dinozaureve-si-ndihme-per-paleontologjine)

[Arbëri.]() [Dorëhiqet drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha](https://www.koha.net/arberi/dorehiqet-drejtori-i-policis)

[Botë.]() [Nis misioni humanitar në Oleshky, banorëve u mundësohet largimi nga qyteti](https://www.koha.net/bote/nis-misioni-humanitar-ne-oleshky-banoreve-u-mundesohet-largimi-nga-qyteti)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rrëzimi i urës në Gjenovë ngjall frikë në Evropën me infrastrukturë të vjetruar","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/rrezimi-i-ures-ne-gjenove-ngjall-frike-ne-evropen-me-infrastrukture-te-vjetruar","datePublished":"2018-08-16T23:53:36+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:45:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":310,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Pas asaj që ndodhi në Gjenova të Italisë, është ngritur alarmi dhe...","url":"https://www.koha.net/bote/rrezimi-i-ures-ne-gjenove-ngjall-frike-ne-evropen-me-infrastrukture-te-vjetruar","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2018/August/16/unnamed_11534449297.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
