---
description: Bota ka hyrë në një epokë të paqëndrueshmërisë në rritje, teksa shumica...
title: "Raporti i IISS-së: Bota po përballet me një dekadë të rrezikshme"
image: https://resources.koha.net/images/2024/February/13/raporti1707863511.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Raporti i IISS-së: Bota po përballet me një dekadë të rrezikshme

![](https://resources.koha.net/images/2024/February/13/raporti1707863511.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Associated Press](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles) [![Associated Press](https://resources.koha.net/author/2021/April/05/ap1617651987.png?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles)
- 14 shkurt 2024 00:31
- Shpërndaje në:

- Nga: [Associated Press](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles) [![Associated Press](https://resources.koha.net/author/2021/April/05/ap1617651987.png?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles)
- 14 shkurt 2024 00:31
- Shpërndaje në:

Bota ka hyrë në një epokë të paqëndrueshmërisë në rritje, teksa shumica e vendeve po i rrisin shpenzimet ushtarake në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe sjelljes agresive të Kinës në Detin e Kinës Jugore.

Ky është konkludimi i një raporti të ri të publikuar të martën nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS). Instituti theksoi gjithashtu rritjen e tensioneve në Arktik, programet bërthamore të Koresë së Veriut dhe ngritjen e regjimeve ushtarake në rajonin e Sahelit të Afrikës si kontribut për situatë të përkeqësuar të sigurisë.

Think-tanku me seli në Londër ka përpiluar vlerësimin vjetor të situatës ushtarake globale për 65 vitet e fundit.

Shpenzimet globale të mbrojtjes u rritën me 9% në 2.2 bilionë dollarë vitin e kaluar pasi pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë, rriti shqetësimet se Kina dhe shtetet e tjera të fuqishme ushtarakisht mund të përpiqen ta imponojnë vullnetin e tyre te fqinjët, njofton Insituti.

Rritja e paqëndrueshmërisë ishte edhe më e madhe në NATO, e cila e ka mbështetur Ukrainën si një mburojë kundër inkursioneve të mëtejshme ruse në Evropë. Anëtarët jo-amerikanë të aleancës kanë rritur shpenzimet ushtarake me 32% që kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, ka konstatuar instituti. Dhjetë anëtarë evropianë arritën objektivën e aleancës për të shpenzuar 2% të bruto produktit vendor për mbrojtjen vitin e kaluar, nga vetëm dy sa ishin në vitin 2014.

[Edhe ![Forcimi ushtarak i NATO-s po rrezikon botën, paralajmëron studimi](https://resources.koha.net/images/2025/May/29/acd546a4-1784-414e-bf58-9ac21c47d24c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 29 maj 2025 Forcimi ushtarak i NATO-s po rrezikon botën, paralajmëron studimi](https://www.koha.net/bote/forcimi-ushtarak-i-nato-s-po-rrezikon-boten-paralajmeron-studimi)

Shpenzimet evropiane të mbrojtjes morën vëmendje përsëri në ditët e fundit pasi ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka theksuar në një tubim se sa ishte president ai i tha një anëtari të NATO-s se do të “inkurajonte” Rusinë të sulmonte anëtarët e aleancës që nuk përmbushnin detyrimet e tyre të financimit.

“Nuk ke paguar? Je delikuent?”, pyeste Trump duke u shprehur. “Jo nuk do të të mbroja. Në fakt, unë do t’i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguash. Ju duhet t’i paguani faturat tuaja”.

Komentet e Trumpit shkaktuan shqetësim të thellë midis anëtarëve të aleancës si Polonia, ku frika është e lartë për luftën që Rusia po bën në Ukrainën fqinje. Një nga gjetjet kryesore të raportit është se Rusia ka humbur rreth 3 mijë tanke kryesore luftarake gjatë luftimeve në Ukrainë, ose afërsisht aq sa Moska kishte në inventarin e saj aktiv përpara se të fillonte pushtimi në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.

Teksa Rusia ka rimbushur forcat e saj duke tërhequr 2 mijë tanke më të vjetra nga magazinat, qeveria ukrainase në Kiev po mbështetet te vendet perëndimore për të siguruar municionin dhe armatimin.

“Mirëpo, Kievi gjithashtu vazhdoi të demonstrojë zgjuarsinë e tij në mënyra të tjera, duke përdorur sisteme perëndimore dhe të zhvilluara vendase për të vënë në gjunjë flotën ruse të Detit të Zi”, ka theksuar grupi i ekspertëve, duke përmendur përdorimin e “anijeve” pa pilot nga Ukraina.

[Edhe ![Shpenzimet globale për mbrojtje u rritën për 9%](https://resources.koha.net/images/2022/May/27/army_us1653635769.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 13 shk 2024 Shpenzimet globale për mbrojtje u rritën për 9%](https://www.koha.net/bote/shpenzimet-globale-per-mbrojtje-u-rriten-per-9)

Mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë kanë filluar të ndikojnë në planifikimin ushtarak në vende të tjera, njofton IISS. Në veçanti, shumë vende e kanë kuptuar se duhet të rrisin prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe të krijojnë rezerva më të mëdha në rast se janë të detyruar të luftojnë një luftë të zgjatur.

“Një mendësi e drejtë në kohë që ka vazhduar për gati tre dekada po i hap rrugën një qasjeje vetëm në rast, megjithëse realizimi i këtyre ambicieve është sfidues”, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm

- [![Inteligjenca evropiane paralajmëron për veprime vendimtare të Moskës kundër NATO-s](https://resources.koha.net/images/2026/September/21/42ec2a48-f419-479f-bc3b-a5f90982e8cf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 sht 2026 Inteligjenca evropiane paralajmëron për veprime vendimtare të Moskës kundër NATO-s](https://www.koha.net/bote/inteligjenca-evropiane-paralajmeron-per-veprime-vendimtare-te-moskes-kunder-nato-s)
- [![Aftësia e BE-së për t'u mbrojtur nga një pushtim mbetet në dyshim, thotë raporti](https://resources.koha.net/images/2026/September/03/acff5a69-f29f-4078-8333-c2e1e77c08d8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 sht 2026 Aftësia e BE-së për t'u mbrojtur nga një pushtim mbetet në dyshim, thotë raporti](https://www.koha.net/bote/aftesia-e-be-se-per-tu-mbrojtur-nga-nje-pushtim-mbetet-ne-dyshim-thote-raporti)
- [![NATO-ja ka shtuar shpenzimet e mbrojtjes më 2025 për 20%, thotë Rutte](https://resources.koha.net/images/2025/June/12/8fbdba25-19ff-495d-9fa5-f43591a53812.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 26 mar 2026 NATO-ja ka shtuar shpenzimet e mbrojtjes më 2025 për 20%, thotë Rutte](https://www.koha.net/bote/nato-ja-ka-shtuar-shpenzimet-e-mbrojtjes-me-20percent-thote-rutte)

[Futboll.]() [Me gjithë formën e mirë, Zhegrova mbetet në stol](https://www.koha.net/futboll/me-gjithe-formen-e-mire-zhegrova-mbetet-ne-stol)

[Arbëri.]() [DKA-ja zgjat orarin për parafillorët nga 2 në 4 orë. Inspektorati kërkon qartësimin e punës së edukatoreve](https://www.koha.net/arberi/dka-ja-zgjat-orarin-per-parafilloret-nga-2-ne-4-ore-inspektorati-kerkon-qartesimin-e-punes-se-edukatoreve)

[Arbëri.]() [Studentët kundërshtojnë vendimin që ua ndalon provimet për një vit nëse humbin tri ligjërata](https://www.koha.net/arberi/studentet-kundershtojne-vendimin-qe-ua-ndalon-provimet-per-nje-vit-nese-humbin-tri-ligjerata)

[Arbëri.]() [Tahiri: Kjo qeveri kujton se zhvillimi gjenerohet me ligje copy-paste](https://www.koha.net/arberi/tahiri-kjo-qeveri-kujton-se-zhvillimi-gjenerohet-me-ligje-copy-paste)

[Arbëri.]() [Studimi në bodrum](https://www.koha.net/arberi/studimi-ne-bodrum)

[Arbëri.]() [Pacientët blenë vetë penjtë, SHSKUK-ja e siguroi furnizimin me kontratë emergjente](https://www.koha.net/arberi/pacientet-blene-vete-penjte-shskuk-ja-e-siguroi-furnizimin-me-kontrate-emergjente)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Raporti i IISS-së: Bota po përballet me një dekadë të rrezikshme","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/raporti-i-iiss-se-bota-po-perballet-me-nje-dekade-te-rrezikshme","datePublished":"2024-02-14T00:31:28+01:00","dateModified":"2026-07-11T08:10:08+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":638,"author":[{"@type":"Person","name":"Associated Press","url":"https://www.koha.net/autori/associated-press/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Bota ka hyrë në një epokë të paqëndrueshmërisë në rritje, teksa shumica...","url":"https://www.koha.net/bote/raporti-i-iiss-se-bota-po-perballet-me-nje-dekade-te-rrezikshme","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/February/13/raporti1707863511.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
