Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pritur homologun e tij kinez, Xi Jinping, me një fluturim ceremonial të avionëve ushtarakë dhe një tapet të kuq prej 30 metrash, për të nisur samitin e tyre treditor në Washington.
Në një gjest të rrallë, Trumpi e priti delegacionin e Xi-së në aeroport, ndërsa banda muzikore e Forcave Ajrore të SHBA-së marshonte në pistë dhe valëviteshin flamujt amerikanë e kinezë.
Trumpi dhe Zonja e Parë, Melania Trump, i pritën Xi-në dhe bashkëshorten e tij, Peng Liyuan, në bazën e përbashkët "Andreës" në Maryland, mbrëmjen e së mërkurës.
Kjo vizitë me rëndësi të madhe, udhëtimi i parë i Xi-së në Ëashington që nga viti 2015, pritet të përfshijë takime me dyer të mbyllura, një darkë zyrtare dhe shumë çështje për diskutim, që nga inteligjenca artificiale, te çështjet e Iranit e Tajvanit, si dhe një armëpushim të zgjatur tregtar.
Udhëheqësi i Partisë Komuniste të Kinës ka mbërritur me një avion të "Air China" në orën 17:39 me kohën lokale.
Dy avionë B-1 fluturuan sipër ndërsa banda e Forcave Ajrore ekzekutonte himnin kombëtar të SHBA-së.
Këta avionë supersonikë janë një pjesë kyçe e arsenalit luftarak amerikan.