---
description: Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se kufijtë “nuk duhet të zhvendosen me forcë” pas një takimi me udhëheqësen e Danimarkës, Mette Frederiksen, pas koment
title: Pas komenteve të Trumpit për Grenlandën, Scholzi thotë se kufijtë &quot;nuk duhet të zhvendosen me forcë&quot;
image: https://resources.koha.net/images/2023/March/07/scholz1678202619.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Pas komenteve të Trumpit për Grenlandën, Scholzi thotë se kufijtë "nuk duhet të zhvendosen me forcë"

![Olaf Scholz](https://resources.koha.net/images/2023/March/07/scholz1678202619.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 28 janar 2025 14:07
- Shpërndaje në:

- 28 janar 2025 14:07
- Shpërndaje në:

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se kufijtë “nuk duhet të zhvendosen me forcë” pas një takimi me udhëheqësen e Danimarkës, Mette Frederiksen, pas komenteve të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me fitimin e kontrollit të Grenlandës. 

Qëllimi i këtij takimi të Scholzit me Frederiksen ishte për t’i treguar unitetin evropian, raportoi të hënën "The Guardian".

Ky takim ndodhi para atij me presidentin francez, Emmanuel Macon në Paris dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel. 

Trumpi ka thënë gjatë fundjavës se mendon se do ta kenë Grenlandën, teksa është raportuar se ai e ka kërcënuar Danimarkën me tarifa mbi territorin danez. 

Presidenti amerikan ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për të marrë ishullin Arktik, pjesë e mbretërisë së Danimarkës, e cila vazhdon ta kontrollojë politikën e saj të jashtme dhe mbrojtjen.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin, as Scholzi dhe as Frederiksen nuk përmendën Trumpin apo Grenlandën.

Pasi foli për pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022 dhe se si “paprekshmëria e kufijve është parim themelor i së drejtës ndërkombëtare”, Scholz tha se parimi duhet të zbatohet për të gjithë. 

[Edhe ![S’mund ta negociojmë sovranitetin tonë, thotë kryeministrja e Danimarkës](https://resources.koha.net/images/2026/January/05/db0cbcb0-e7a8-4336-9086-0e54a5c15a24.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 jan 2026 S’mund ta negociojmë sovranitetin tonë, thotë kryeministrja e Danimarkës](https://www.koha.net/bote/smund-ta-negociojm-sovranitetin-tone-thote-kryeministrja-e-danimarkes)

“E kam bërë të qartë përsëri nga kjo pikë disa ditë më parë. Kufijtë nuk duhet të zhvendosen me forcë”, ka thënë ai. 

Frederikseni ka thënë se nevojitet bashkëpunim më i madh në Evropë.

"Kemi nevojë për një Evropë më të fortë dhe më të vendosur që qëndron gjithnjë e më shumë në të drejtën e saj, e aftë për të mbrojtur dhe promovuar Evropën dhe interesat evropiane. Duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë”, ka thënë ajo. 

[#Olaf Scholz](https://www.koha.net/tag/olaf-scholz) [#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#grenlanda](https://www.koha.net/tag/grenlanda) [#bashkimi evropian](https://www.koha.net/tag/bashkimi-evropian) [#Mette Frederiksen](https://www.koha.net/tag/mette-frederiksen) [#danimarka](https://www.koha.net/tag/danimarka)

Artikuj të ngjashëm

- [![Grenlanda: Nuk mund ta pranojmë në asnjë rrethanë marrjen nën kontroll nga SHBA-ja](https://resources.koha.net/images/2025/January/14/8db6497f-5aa6-436a-a6c5-2a6fbc2d0d2e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 12 jan 2026 Grenlanda: Nuk mund ta pranojmë në asnjë rrethanë marrjen nën kontroll nga SHBA-ja](https://www.koha.net/bote/grenlanda-nuk-mund-ta-pranojme-ne-asnje-rrethane-marrjen-nen-kontroll-nga-shba-ja)
- [![Danimarka i kërkon Trumpit të ndalojë kërcënimet për marrjen e Grenlandës](https://resources.koha.net/images/2026/January/05/db0cbcb0-e7a8-4336-9086-0e54a5c15a24.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 jan 2026 Danimarka i kërkon Trumpit të ndalojë kërcënimet për marrjen e Grenlandës](https://www.koha.net/bote/danimarka-i-kerkon-trumpit-te-ndaloje-kercenimet-per-marrjen-e-grenlandes)
- [![Trumpi s’e përjashton përdorimin e forcës për ta marrë Grenlandën](https://resources.koha.net/images/2025/March/30/5a689bb4-9f46-4760-b2ed-647d79ff5100.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 mar 2025 Trumpi s’e përjashton përdorimin e forcës për ta marrë Grenlandën](https://www.koha.net/bote/trumpi-se-perjashton-perdorimin-e-forces-per-ta-marre-grenlanden)
- [![Kryeministrja daneze kërkon unitet në Evropë, ndërsa Trumpi kërcënon Grenlandën](https://resources.koha.net/images/2025/January/28/e6d85bf0-6d44-4e23-bb3b-5fd5f8b938df.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 jan 2025 Kryeministrja daneze kërkon unitet në Evropë, ndërsa Trumpi kërcënon Grenlandën](https://www.koha.net/bote/kryeministrja-daneze-kerkon-unitet-ne-evrope-ndersa-trumpi-kercenon-grenlanden)

[Arbëri.]() [Mbi 20 mijë gjoba në 10 muajt e parë të 2026-s për kosovarët në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/mbi-20-mije-gjoba-ne-10-muajt-e-pare-te-2026-s-per-kosovaret-ne-shqiperi)

[Arbëri.]() [Një muaj pas premtimit të ministrit Vitia për furnizim, terapi s’ka ende në Onkologji](https://www.koha.net/arberi/nje-muaj-pas-premtimit-te-ministrit-vitia-per-furnizim-terapi-ska-ende-ne-onkologji)

[Arbëri.]() [534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani](https://www.koha.net/arberi/534-mjeke-te-papune-ne-kosove-e-611-te-tjere-te-sistemuar-ne-gjermani)

[Arbëri.]() [Për 2027, buxheti për barna të listës esenciale do të jetë 10 milionë euro më i madh](https://www.koha.net/arberi/per-2027-buxheti-per-barna-te-listes-esenciale-do-te-jete-10-milione-euro-me-i-madh)

[Arbëri.]() [Opozita s’pret që Qeveria t’i realizojë investimet kapitale të planifikuara për 2027](https://www.koha.net/arberi/opozita-spret-qe-qeveria-ti-realizoje-investimet-kapitale-te-planifikuara-per-2027)

[Sporte të tjera.]() [Kosova mposhtet thellë nga Hungaria në Ferizaj](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-mposhtet-thelle-nga-hungaria-ne-ferizaj)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pas komenteve të Trumpit për Grenlandën, Scholzi thotë se kufijtë \"nuk duhet të zhvendosen me forcë\"","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/pas-komenteve-te-trumpit-per-grenlanden-scholzi-thote-se-kufijte-nuk-duhet-te-zhvendosen-me-force","datePublished":"2025-01-28T14:07:41+01:00","dateModified":"2026-07-11T04:40:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":319,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se kufijtë “nuk duhet të zhvendosen me forcë” pas një takimi me udhëheqësen e Danimarkës, Mette Frederiksen, pas koment","url":"https://www.koha.net/bote/pas-komenteve-te-trumpit-per-grenlanden-scholzi-thote-se-kufijte-nuk-duhet-te-zhvendosen-me-force","keywords":"Olaf Scholz, donald trump, grenlanda, bashkimi evropian, Mette Frederiksen, danimarka","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/March/07/scholz1678202619.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
