---
description: Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar të martën homologun e tij australian, Anthony Albanese, duke e cilësuar atë si “politikan të dobët”, n
title: Netanyahu e quan Albanesen “politikan të dobët e tradhtar”
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/19/886e94a0-a8a2-4982-a908-09c9943d9061.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Netanyahu e quan kryeministrin e Australisë “politikan të dobët e tradhtar”

![Netanyahu - Albanese](https://resources.koha.net/images/2025/August/19/886e94a0-a8a2-4982-a908-09c9943d9061.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 19 gusht 2025 11:42
- Shpërndaje në:

- 19 gusht 2025 11:42
- Shpërndaje në:

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar të martën homologun e tij australian, Anthony Albanese, duke e cilësuar atë si “politikan të dobët”, në vazhdën e mospajtimeve ndërmjet dy vendeve pas vendimit të Canberras zyrtare për ta njohur një shtet palestinez, ka raportuar The Guardian.

“Historia do ta kujtojë Albanesen për atë se çfarë është: Një politikan i dobët, i cili e ka tradhtuar Izraelin dhe i ka braktisur hebrenjtë e Australisë”, ka shkruar Netanyahu në rrjetin social X.

Albanese kishte thënë javën e kaluar se vendimi për njohjen e shtetit palestinez është marrë pasi Qeveria australiane ka pranuar zotime nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, se grupi militant, Hamas, nuk do të luajë asnjë rol në këtë proces.

“Zgjidhja me dy shtete është shpresa më e mirë e njerëzimit për të thyer këtë cikël të dhunës në Lindje të Mesme dhe për t’u dhënë fund konfliktit, vuajtjes dhe urisë në Gazë”, kishte deklaruar Albanese.

Australia do ta njohë si shtet Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator, duke ndjekur rrugën e Britanisë së Madhe, Francës dhe Kanadasë, që kanë paralajmëruar ta bëjnë të njëjtën gjë.

 

[#Benjamin Netanyahu](https://www.koha.net/tag/benjamin-netanyahu) [#Anthony Albanese](https://www.koha.net/tag/anthony-albanese) [#izraeli](https://www.koha.net/tag/izraeli) [#Gaza](https://www.koha.net/tag/gaza) [#Australia](https://www.koha.net/tag/australia) [#lufta](https://www.koha.net/tag/lufta)

Artikuj të ngjashëm

- [![Sulmi në Sidnei thellon tensionet diplomatike mes Australisë dhe Izraelit](https://resources.koha.net/images/2025/December/15/05bac802-5ffd-4916-9d60-a73d91838180.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 dhj 2025 Sulmi në Sidnei thellon tensionet diplomatike mes Australisë dhe Izraelit](https://www.koha.net/bote/sulmi-ne-sidnei-thellon-tensionet-diplomatike-mes-australise-dhe-izraelit)
- [![Netanyahu: S’do të ketë një shtet palestinez](https://resources.koha.net/images/2025/August/21/ac1616d6-2aee-452e-8118-11690de366dc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 sht 2025 Netanyahu: S’do të ketë një shtet palestinez](https://www.koha.net/bote/netanyahu-sdo-te-kete-nje-shtet-palestinez)
- [![Netanyahu zotohet “ta luftojë” njohjen e shtetit palestinez nga Britania](https://resources.koha.net/images/2025/September/21/4d0e45c7-679b-4d10-99ba-22feeffd192e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 sht 2025 Netanyahu zotohet “ta luftojë” njohjen e shtetit palestinez nga Britania](https://www.koha.net/bote/netanyahu-zotohet-ta-luftoje-njohjen-e-shtetit-palestinez-nga-britania)
- [![Gjermania e konsideron si “kundërproduktive” njohjen e një shteti palestinez në këtë kohë](https://resources.koha.net/images/2025/August/22/f8775cd7-b8e1-485e-b0f5-0d8393107c8b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 gus 2025 Gjermania e konsideron si “kundërproduktive” njohjen e një shteti palestinez në këtë kohë](https://www.koha.net/bote/gjermania-e-konsideron-si-kunderproduktive-njohjen-e-nje-shteti-palestinez-ne-kete-kohe)
- [![Izraeli nis sulme diplomatike me aleatët perëndimorë](https://resources.koha.net/images/2024/June/24/d0415379-02c7-49ad-8807-194174ea1833.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 gus 2025 Izraeli nis sulme diplomatike me aleatët perëndimorë](https://www.koha.net/bote/izraeli-nis-sulme-diplomatike-me-aleatet-perendimore)

[Futboll.]() [Ajeti shënon gol në prag të grumbullimit me Shqipërinë](https://www.koha.net/futboll/ajeti-shenon-gol-ne-prag-te-grumbullimit-me-shqiperine)

[Futboll.]() [Frokaj shënon gol në fitoren ndaj Luganos](https://www.koha.net/futboll/frokaj-shenon-gol-ne-fitoren-ndaj-luganos)

[Botë.]() [Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën katër të vdekur](https://www.koha.net/bote/perplasen-dy-trena-ne-egjipt-te-pakten-kater-te-vdekur)

[Futboll.]() [Muriqi zëvendësues në fitoren e Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/muriqi-zevendesues-ne-fitoren-e-fenerbahces)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Netanyahu e quan Albanesen “politikan të dobët e tradhtar”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/netanyahu-e-quan-kryeministrin-e-australise-politikan-te-dobet-e-tradhtar-1","datePublished":"2025-08-19T11:42:51+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:40:10+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":220,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar të martën homologun e tij australian, Anthony Albanese, duke e cilësuar atë si “politikan të dobët”, n","url":"https://www.koha.net/bote/netanyahu-e-quan-kryeministrin-e-australise-politikan-te-dobet-e-tradhtar-1","keywords":"Benjamin Netanyahu, Anthony Albanese, izraeli, Gaza, Australia, lufta","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/19/886e94a0-a8a2-4982-a908-09c9943d9061.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
