Ekipet e shpëtimit në Nepal po përpiqen të arrijnë te qindra punëtorë që kanë mbetur të bllokuar në tunele që nga përmbytja e menjëhershme dhe masive e së mërkurës.
Në orët e para të së hënës është kryer një shpërthim i kontrolluar në një tunel në kantierin e Trishulit.
Sipas autoriteteve në Nepal, rezultojnë të zhdukur 933 punëtorë të hidrocentraleve nga kantiere të ndryshme në mbarë Nepalin.
Ndërkaq në total, nuk dihet fati i 4.247 personave, teksa është konfirmuar vdekja e të paktën 903 të tjerëve.
Numri i të zhdukurve shënon një rritje të ndjeshme krahasuar me shifrën prej 2.502 personash të raportuar të dielën.
Mes të zhdukurve, 3.655 janë shtetas nepalezë, ndërsa nuk dihet fati i 592 të huajve.
Në Tibet, sipas mediave shtetërore kineze, numri zyrtar i viktimave është 16, ndërsa 546 persona raportohen si të zhdukur.