Miliarderi Elon Musk ka bërë një parashikim të guximshëm për të ardhmen, duke deklaruar se brenda një dekade paratë mund të humbasin rëndësinë e tyre, pasi inteligjenca artificiale dhe robotika do ta transformojnë rrënjësisht ekonominë globale.
Në një intervistë për The Economist, shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX ka thënë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë mund t'i bëjë sistemet tradicionale ekonomike gjithnjë e më pak të nevojshme.
“Paratë nuk do të kenë më rëndësi në vitin 2036”, ka thënë Musk.
Sipas tij, inteligjenca artificiale dhe robotët do të jenë në gjendje të prodhojnë më shumë mallra dhe shërbime sesa njerëzit mund të konsumojnë.
“Nëse robotët dhe inteligjenca artificiale ofrojnë më shumë mallra dhe shërbime sesa mund të konsumojë çdo njeri, atëherë për çfarë do të nevojiten paratë?”, u shpreh ai.
Duke folur për shqetësimet se përhapja e inteligjencës artificiale mund të shkaktojë humbje masive të vendeve të punës, Musku u shpreh se pret që shoqëria të kalojë drejt asaj që e quajti “të ardhura të larta universale”, duke sugjeruar se njerëzit do të vazhdojnë të gëzojnë standard të lartë jetese edhe pa u mbështetur në punësimin tradicional.
also
Russia plans to build a nuclear power plant on the Moon within the next decade
Musku komentoi edhe garën globale për dominimin në fushën e inteligjencës artificiale, duke vlerësuar se Kina ka gjasa të mëdha të marrë epërsinë, sapo të rrisë kapacitetet e saj kompjuterike.
Sipas tij, kompanitë kineze të teknologjisë kanë treguar tashmë përparim mbresëlënës në zhvillimin e inteligjencës artificiale, pavarësisht se operojnë me burime kompjuterike më të kufizuara krahasuar me rivalët e tyre.