Support TIME. Preserve the truth.
World

Moscow and Kiev exchange attacks after meetings with US envoy, 7 dead in Ukraine

Ukraine

Photo: Associated Press

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyr sulme gjatë natës të së mërkurës, teksa shtatë persona kanë mbetur të vrarë në Ukrainë, kanë njoftuar autoritetet të enjten, pavarësisht përpjekjeve të ripërtërira diplomatike që përfshijnë Shtetet e Bashkuara. 

Sulmet kanë ndodhur menjëherë pasi i dërguari i SHBA-së, Steve Ëitkoff, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Shën Petersburg për bisedime mbi përfundimin e luftës.

Autoritete ukrainase kanë thënë se një person është vrarë në Sumy, një grua në Kharkiv, tre persona në Zaporozhye dhe dy në Donetsk. 

Ndërsa nga sulmet në Kiev janë plagosur 15 persona si dhe janë shkaktuar dëme në infrastrukturën e metrosë, e cila sipas zyrtarëve, kishte kufizuar trafikun midis pjesëve të qytetit. 

E në Rusi, kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se dy persona ishin plagosur pas sulmeve me dronë nga Ukraina. 

Sipas tyre Ukraina ka lëshuar rreth 630 dronë drejt rajonit, shumica e tyre ishin interceptuar, ku prej tyre kishin cak kryeqytetin.